Sport
Shkëlqejnë shqiptarët në Zvicër
Kjo javë ishte shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në Superligën zvicerane
Gola, asistime e kartonë të kuq në ndeshjen ndërmjet Luganos dhe Baselit në Superligën zvicerane, që përfundoi 2:2.
Fillimisht Taulant Xhaka ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Baseli, që më pas dyfishoi epërsinë në 2:0.
Por, Lugano nuk dorëzohet. Kjo skuadër kishte pesë fitore radhazi dhe luftoi deri në fund. Ezgjan Alioski ngushtoi diferencën me penallti, ndërsa në minutën e 80, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku barazon rezultatin.
Por, festimi i tij ishte paska i ekzagjeruar dhe u ndëshkua nga gjyqtari me kartonin e dytë të verdhë.
Lugano ndodhet në vendin e katërt të Superligës zvicerane dhe duket se e ka siguruar pjesëmarrjen në kupat e Evropës, në sezonin e ardhshëm.
Gol ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti për St.Gallenin në fitoren 1:0 ndaj Lausannes.
Ky ishte goli i dhjetë për sulmuesin shqiptar këtë sezon në Superligën zvicerane.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











