Sport

Lugano e pandalshme, asiston Sadiku

Lugano ka shënuar fitoren e pestë radhazi, duke qenë skuadra më në formë në Zvicër, derisa në fitoren e fundit, Armando Sadiku asistoi në golin e fitores ndaj Grasshoppers

Lugano nuk po ndalet në Superligën e Zvicrës, duke shënuar fitoren e pestë radhazi, shkruan albinfo.ch.

Në javën e fundit shënoi fitore ndaj Grashoppersit në udhëtim me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e realizoi Marianin, pas asistimit nga sulmuesi shqiptar Armando Sadiku.

Kështu sulmuesi shqiptar shndërrohet në lojtarin kyç edhe pse nuk shënoi. Ai erdhi në janar si huazim nga Zurich. Prej kur ka ardhur sulmuesi shqiptar, Lugano nuk po ndalet në Zvicër dhe po lufton për një vend në garat ndërkombëtare.

Lugano ka pikë të njëjta me Luzernin dhe vetëm dy pikë larg Sionit, që mbanë në vendin e tretë.

VIDEO