CH-Ballkani
Kosova promovon potencialet turistike në Paris
Tre operatorë turistik nga Kosova po marrin pjesë në panairin “Destination Nature” që po mbahet në Paris të Francës.
Në standin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s ofertat turistike po i promovojnë tour operatorë dhe agjenci turistike si: “Outdoor Kosovo”, “Altavia Travel”, “Fibula Travel”.
“Destination Nature”, është një prej panaireve më të rëndësishme që i përket fushës së turizmit dhe veçohet për atë të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.
Pjesëmarrja e Kosovës në panairin “Destination Nature” është organizuar nga MTI/KIESA me mbështetje nga PPSE Program Swisscontact dhe USAID-Empower Private Sector Kosovo.
Panairi është i hapur nga data 16 – 19 mars 2017 dhe standi i Kosovës është në Sallën 4.1 standi G105.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











