Tematike
Sesioni federal i rinisë i vitit 2017: “Thuaji politikës atë që duhet ta thotë ajo!”
Nga 28 shkurti (sot) deri më 17 mars, të gjithë të rinjtë nga e gjithë Zvicra kane mundësi që përmes votimit online në www.jugendsession.ch të vendosin se cilat janë temat që i shqetësojnë ata dhe të cilat do të duhej të debatoheshin në sesionin rinor
Sesioni Federal i Rinisë është një aktivitet i njohur në nivel të Zvicrës, i cili u shërben të rinjve zviceranë si një platformë politike me shumë vlerë. Përmes sesionit rinor, për çdo vit më shumë se 200 të rinj përfitojnë një tablo mbi zhvillimet në politikën zvicerane dhe fitojnë një shans që në të informohen lidhur me proceset politike dhe mundësitë për bashkëveprim. E gjithë kjo sigurisht e ngjall motivimin e tyre për veprimtari të tjera politike ose për angazhimin e tyre në sferën e shoqërisë civile.
Në sesionin e të rinjve, janë vetë të rinjtë ata që vendosin se cilat tema do t`i vendosin në rend dite. Nga 28 shkurti (sot) deri më 17 mars, të gjithë të rinjtë nga e gjithë Zvicra kane mundësi që përmes votimit online në www.jugendsession.ch të vendosin se cilat janë temat që i shqetësojnë ata dhe të cilat do të duhej të debatoheshin në sesionin rinor.
Sesioni i sivjetmë mbahet nga 9 deri më 12 nëntor në Bernë. Të rinjtë e interesuar, të moshave 14 deri 21 vjeçare mund të paraqiten përmes adresës www.jugendsession.ch. Afati për paraqitje përfundon më 14 shtator 2017.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Shkurt 2017
- Ora16:00
- Data e përfundimit28 Shkurt 2017 - 16:00
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











