CH-Ballkani

Tetova, qyteti më i ndotur në Evropë

“Guardian” vjen me të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për grimcat e rrezikshme PM2.5,  dhe me këto të dhëna ka krijuar një listë të rajoneve dhe qyteteve me ajër më të ndotur.

Kjo listë tregon qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë, SHBA, Afrikë, Azi dhe rajone të tjera.

Nëse përjashtohet Turqia, dhjetë qytete me ajrin më të ndotur në Evropë janë tri qytete në Maqedoni, një nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria, katër në Poloni.

Në Evropë, në qoftë se përjashtohet Turqia, atëherë qyteti më i ndotur është ai i Tetovës në Maqedoni, Tuzla në Bosnjë, dhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, dhe në mesin e dhjetë më të ndoturve është Pljevlja (Mali i Zi) dhe Manastiri (Maqedoni).

“Tetova në Maqedoni është një qytet me 50.000 banorë në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas grimcave PM2.5 është me ndotjen më të keqe të ajrit në Evropë, sipas OBSH-së.”, shkruan Guardian, përcjell albinfo.ch.

Guardian

ajri