CH-Ballkani
Portreti i Rudinës së varfër nga Shqipëria, në 1000 pllakate në gjithë Austrinë
Nga fundi i janarit, Caritasi i këtij vendi ka filluar një fushatë për ndihmë fëmijëve në nevojë dhe, si ilustrim për gjendjen e kësaj kategorie ka përdorur pamjet nga jeta e varfër e Rudinës dhe fëmijëve të saj
Portreti i Rudinës, kësaj nëne të re, të varfër e të vuajtur të dy fëmijëve nga Shqipëria ju shikon nga 1000 pllakate ne gjithë Austrinë. Nga fundi i janarit Caritasi i këtij vendi ka filluar një fushatë për ndihmë fëmijëve në nevojë dhe, si ilustrim për gjendjen e kësaj kategorie ka përdorur pamjet nga jeta e varfër e Rudinës dhe fëmijëve të saj.
Në kuadër të kësaj fushate, shumë media austriake tashmë kanë bërë reportazhe në të cilat kanë pasqyruar fatin e Rudinës. Njëra prej tyre është edhe gazeta Salzburger Nachrichten.
“Kur rrëfen për jetën e saj, zëri i Rudinës nuk ndryshon pothuaj fare, transmeton albinfo.ch shkrimin për gruan e varfër dhe të dhunuar. Tonaliteti mbetet i njëjtë, edhe kur gruaja me flokë të zinj dhe sy të mëdhenj ngjyrë gështenje, si kur thotë: “SI 18 vjeçe e kam njohur burrin tim në një dasmë dhe jam dashuruar në të”, ashtu edhe kur shprehet: “Kur ai me rripin e tij para syve të fëmijëve deshi të më ngulfaste, unë e kuptova se duhej të ndaheshim”.
Duke përshkruar gjendjen sociale në Shqipëri gazeta SN. Veç tjerash nënvizon se ky vend ndër më të varfrit në Evropë, ka shkallën më të lartë të emigrantëve “për kokë banori”, përcjell albinfo.ch. Vetëm mes viteve 1989-2001 vendin me 2.8 milionë banorë e kanë braktisur rreth 710 mijë veta. Në vitin 2015 ishin rreth 60 mijë.
Për t`u kthyer sërish te rrëfimi i Rudinës. Me bashkëshortin e saj, Ardianin, pas martesës kishin ngritur diku në mal, në rrethinën e Pukës, një barakë. Pa ujë, pa tualet dhe me shumë minj që ia rrëmbenin familjes së varfër edhe ato pak rezerva të ushqimit që kishte. Kjo, në një regjion të varfër, të rënduar nga kriza ekonomike, ku shkalla e papunësisë shkon deri në 80-85 %, shkruan gazeta, duke bërë fjalë për regjionin malor të veriut shqiptar.
“Im shoq ishte burrë i mirë derisa nuk e humbi punën. Pastaj erdhën droga, alkooli e dhuna”, rrëfen Rudina, transmeton albinfo.ch. Tash Ardiani është në burg por ajo nuk e di se sa do të dënohet. “Edhe kjo është pjesë e realitetit në Shqipëri. Dënimi varet nga ajo se sa para do të japësh”. Ndërsa Rudina merr gjithsej 14 euro në muaj nga shteti…
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














