Lajme

Brahimi e Bunjaku bëhen me shtetësi shqiptare

Dy mesfushorët e Grasshopperit të Zvicrës, Mërgim Brahimi e Imran Bunjaku janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka lëshuar dekretin për dhënie të shtetësisë shqiptare për Brahimin e Bunjakun, bëjnë të ditur mediet e Kosovës.

Këta dy futbollistë do të luajnë për kombëtaren shpresa (U-21) të Shqipërisë.

Brahimi dhe Bunjaku kanë edhe shtetësi zvicerane..

Dy kosovarët janë duke u kërkuar edhe nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës