Fun
Mr.Rex: “Schatz”-at vishen gjithmonë në trend me kohën
Dizajneri Mr.Rex gjatë intervistës për albinfo.ch flet për trendin e ri të modës, bashkëpunimet e tij me fytyrat publike si dhe komenton veshjet e shqiptarëve në përgjithësi, në veçanti ato të “schatz”-ave të Zvicrës
I njohur me nofkën e tij Mr.Rex, dizajneri Rexhep Zylfiu përbën një emër të ri në fushën e modës. Megjithatë dizajneri shqiptar që jeton në Zvicër, shumë shpejtë ka depërtuar në tregun e modës duke u shndërruar në një nga dizajnerët më të njohur shqiptarë.
Idetë e tij të veçanta në dizajnët për femra, meshkuj dhe fëmijë, kanë bërë që ai të jetë ndër dizajnerët më të kërkuar nga personalitetet publike në Kosovë e Shqipëri. Brendi i tij Mr.Rex me anë të webfaqes www.mrrexfashion.com është i shtrirë në gjithë botën, ndërsa ai ka dy lokacione, në Cyrih dhe në Prishtinë.
Dizajneri Mr.Rex gjatë intervistës për albinfo.ch flet për trendin e ri të modës, bashkëpunimet e tij me fytyrat publike si dhe komenton veshjet e shqiptarëve në përgjithësi, në veçanti ato të “schatz”-ave të Zvicrës.
Albinfo.ch: Çfarë është në modë në këtë stinë dimërore?
Mr. Rex: Në këtë stinë dimërore janë shumë në modë palltot. Si për femra ashtu edhe për meshkuj palltot janë në trendin e kësaj stine, natyrisht me dizajne dhe ngjyra të ndryshme.
Çfarë ju frymëzon dhe cilat janë elementet në të cilat bazoheni kur një klient kërkon një veshje?
Frymëzohem nga gjithçka nga jeta, nga njerëzit që i kam për rreth. Bisedoj gjithmonë me ta se për çfarë eventi e dëshiron atë veshje dhe pastaj e sugjeroj se çfarë duhet të veshë.
Ju jetoni në Zvicër por jeni bërë shumë i famshëm edhe ne Kosovë. Ku e shihni tregun tuaj?
Me anë të webfaqes sime www.mrrexhfashion.com unë do të mundohem të shtrij tregun tim në gjithë botën, por sigurisht se Prishtina dhe Zvicra e kanë një histori të veçantë për mua.
Rexhep, ju punoni për të gjithë apo jeni përzgjedhës me klientët?
Nuk jam një dizajner veshjet e të cilit duhet t`i veshë vetëm një shtresë e caktuar. Unë jam i hapur për secilin klient i cili e pëlqen stilin e veshjeve të mia.
Bashkëpunoni edhe me fytyra publike. E keni më të lehtë të punoni me persona të famshëm apo me njerëz të thjeshtë?
Për mua është e lehtë të punoj me të gjithë. Mund të jetë fytyrë publike por të mos ketë stil të veshjes, apo e kundërta që personi nuk është fare i njohur por që është i përkushtuar dhe ka njohuri për modën. Natyrisht se secili kur blen diçka ka dëshirë të duket rehat në atë gardërobë. Kjo është e rëndësishme edhe për mua, që secili të ndjehet rehat. Më vjen mirë që shumë fytyra publike çdo ditë e më shumë bartin garderobën e firmës sime.
Ju jetoni sa në Zvicër, sa në Kosovë e Shqipëri. Si vishen shqiptarët? Më mirë vishen shqiptarët në Kosovë, në diasporë apo në Shqipëri?
Nuk është lëvdatë por vërtet realitet: shqiptarët vishen bukur kudo që jetojnë. Pavarësisht a jetojnë në diasporë, Kosovë apo Shqipëri, shqiptarët kanë stil në veshje.
Të flasim pak për veshjet e të rinjve në diasporë, konkretisht në Zvicër. Si vishen në trend me modën?
Mendoj se shqiptarët edhe në Zvicër dallohen për veshje dhe stil. Sigurisht se edhe kushtet i kanë më të mira dhe kanë mundësi në përzgjedhje të garderobës dhe gjithmonë dukën bukur.
Në Kosovë nëse vishesh me ngjyrë të bardhë, të quajnë “schatz”. Pse ndodh kjo?
Shqiptarët në Zvicër janë shumë në hap me modën dhe ata gjithmonë përcjellin veshjet që janë në harmoni me ngjyrat. Ka qenë një kohë kur ngjyra e bardhë ishte në trend dhe ata janë veshur sipas trendit të asaj kohe që unë nuk e shoh asgjë të keqe.
Përse kur shohim videoklipe të këngëtareve të huaja nuk na bën shumë përshtypje zhveshja e tyre, por tek këngëtaret tona shpesh konsiderohet banalitet?
Këngëtaret më famë botërore punojnë me profesionistë dhe sado që zhvishen, kjo nuk duket vulgare. Ndërkohë, disa nga këngëtaret tona, duke u munduar të kopjojnë veshje nga këngëtaret e huaja, dështojnë dhe shfaqen keq para publikut. Mirëpo, viteve të fundit duket se bashkëpunimi i këngëtareve tona me profesionistë të kësaj fushe, i bën ato të duken shumë bukur dhe këndshëm për syrin.
Jemi në prag të festave të Vitit të Ri. Çfarë sugjeroni që duhet të veshë një femër dhe çfarë një mashkull?
Fillimisht unë sugjeroj që të veshin diçka me çfarë ndjehen mirë dhe komodë. Por meqë është natë festive, atëherë do të përshtatej edhe ndonjë veshje me shkëlqim dhe me ngjyra festive.
Bashkëpunoj mirë me të gjithë
Për mua është e lehtë të punoj me të gjithë. Mund të jetë fytyrë publike por të mos ketë stil të veshjes, apo e kundërta që personi nuk është fare i njohur por që është i përkushtuar dhe ka njohuri për modën. Natyrisht se secili kur blen diçka ka dëshirë të duket rehat në atë gardërobë. Kjo është e rëndësishme edhe për mua, që secili të ndjehet rehat. Më vjen mirë që shumë fytyra publike çdo ditë e më shumë bartin gardërobën e firmës sime
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve




















