Integrimi
Me përkrahjen e klubit, mundësi Drini, shpëton nga dëbimi
Drin Abdullahu ka lindur në Zvicër, prej nga ai dhe familja janë kthyer në Kosovë. Por familja e tij nuk e ka qëndrimin e sigurt në Gjermani, ku kishte ardhur nga Kosova dy vite më parë
Drin Abdullahu nga Kosova është kërcënuar me dëbim, por ekipi i tij i mundjes KSK Motor Jena e ka mbështetur atë, dhe ai mund të qëndrojë tani për tani, shkruan ‘thueringer-allgemeine.de’.
Në kutinë postare ai mori një letër që asnjëherë nuk do të dëshironte. Përveç gazetave dhe reklamave, ai hap letrën, ku thuhet se ai duhet të largohet nga Gjermania dhe zemra e tij fillon të rrahë shumë shpejt. “Kisha vetëm shtatë ditë në dispozicion për t’u larguar nga vendi. Kjo ishte në fillim të tetorit. E kam trajnerin në telefon dhe i kam treguar se çfarë po ndodhte”, thotë Abdullahu, përcjell albinfo.ch.
Ai është në Gjermani që nga 25 janari i vitit 2015. “Një datë të cilën nuk do ta harrojë kurrë. Deri në Hungari kemi ecur, pastaj kemi marr trenin”. Ai vjen nga Kosova. “Disa thonë se i takon Shqipërisë, disa të tjerë Serbisë”, thotë ai, i cili e ndjen veten shqiptar. Megjithatë, Drini ka lindur në Zvicër dhe këtu fillon dilema. “Edhe pse kam lindur në Zvicër autoritetet zvicerane nuk më kanë dhënë asnjë dokument, vetëm certifikatën e lindjes”. Kosova është e pavarur dhe Abdullahu me dokumente është kosovar, derisa Zvicrën e identifikon si vendlindje. “Unë jam një përzierje e mirë mes dy vendeve”, shtoi Abdullahu.
Kur ai erdhi në Gjermani nuk e dinte gjuhën gjermanishte, derisa më pas filloi të merret me miq, ku krijoi shoqëri dhe një familje të re. Trajneri, kapiteni dhe bashkëlojtarët e tij e kanë mbështetur maksimalisht dhe nuk duan që ai të largohet.
Ai ka filluar të punojë edhe si elektricist në një kompani me bazë në Jena të Gjermanisë. Edhe ata ishin të shokuar me mundësinë e dëbimit të tij, kurse nëna e tij ka gjetur punë si infermiere. Ai paguan qiranë dhe taksat, si çdo qytetar gjerman. Drini ka shtuar se dëshiron të qëndrojë në Gjermani.
Drini flet edhe për mundësinë e kthimit në Kosovë. “Kushtet janë të këqija. Paga mujore është rreth 150 euro, kurse për një javë duhet të punosh rreth 50 orë”, shprehet ai, i cili një pjesë të familjes e ka në Kosovë. “Ne kemi shitur për t’u larguar. Kam punuar edhe në ndërrimin e natës. Kam bërë dush dhe kam shkuar në shkollë. Pastaj nëna ime më tha se ju do të vini me mua. Ndonjëherë kam fjetur edhe në këmbë.
Atij i është lejuar qëndrimi deri në vitin 2020, por kjo nuk vlen për nënën dhe motrën e tij. Në internet ka filluar edhe një peticion që familja shqiptare të qëndrojë në Gjermani. Nëse ai dëshiron të udhëtojë lirshëm do t’i duhet leja e qëndrimit të përhershëm. Sportistët tjerë kanë udhëtuar për në Belgjikë, Poloni e Hungari, por këtë mundësi nuk e kishte ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













