CH-Ballkani
Thirrja e ministrit: Mos i jepni para policisë serbe
“Bashkëqytetarët tanë duhet të ankohen për të gjitha. Edhe kur kanë pasur probleme me kompanitë ajrore, u kam kërkuar që të ankohen. Ne si shtet nuk mund të merremi me rastin pa u ankuar. Kam dëgjuar që ka raste kur deri në 100 euro kanë paguar për fletën e bardhë. Por, i lus që të lajmërohen”, ka thënë Murati
Kolonat e gjata me mërgimtarë janë bërë të zakonshme, sa herë ka festa, ose gjatë verës në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton albinfo.ch.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka bërë apel përmes një interviste “RTV Dukagjinit”, që bashkatdhetarët të cilëve u kërkohen para nga Policia serbe, ta raportojnë këtë gjë.
“Bashkëqytetarët tanë duhet të ankohen për të gjitha. Edhe kur kanë pasur probleme me kompanitë ajrore, u kam kërkuar që të ankohen. Ne si shtet nuk mund të merremi me rastin pa u ankuar. Kam dëgjuar që ka raste kur deri në 100 euro kanë paguar për fletën e bardhë. Por, i lus që të lajmërohen”, ka thënë Murati.
Ai gjithashtu ka akuzuar palën serbe se për faj të tyre po krijon kolonat e gjeta, derisa mërgimtarët maltretohen në mënyra të ndryshme për të vizituar familjet në Kosovë.
Gjithashtu, Ministri i Diasporës ka thënë se nuk kanë arritur të konfirmojnë se një mërgimtar ka vdekur gjatë pritjeve për të hyrë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












