Jeta në Zvicër
Për çfarë i bën përshtypje Zvicra Donald Trump-it
Donald Trump shprehu «respektin për stabilitetin politik, situatën ekonomike dhe sistemin ekscelent arsimor». Ai është interesuar sidomos për situatën e shkëmbimeve tregtare të Zvicrës, për sistemin e saj arsimor dhe çështjen e migrimit në Evropë
Kryetari federal, Johan Schneider-Ammann, dhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Schneider – Amann ka theksuar me këtë rast partneritetin mes dy vendeve.
Siç njofton Departamenti për Ekonomi, Arsim dhe Hulumtim, kryetari federal e përgëzoi Trump-in për zgjedhjen e tij president. Ai theksoi me këtë rast partneritetin e fortë ekonomik dhe politik mes dy «republikave motra» – Zvicrës dhe SHBA-së.
Schweizer-Ammann theksoi anët e forta të Zvicrës
Zvicra është investitori i gjashtë më i madh në SHBA. Ndërmarrjet zvicerane ofrojnë 450’000 vende pune në SHBA.
Johan Schneider – Ammann foli edhe për sistemin dual arsimor zviceran, që po has në interesim të madh në SHBA, si dhe për forcën e madhe inovative. Veç kësaj, ai theksoi edhe rëndësinë e tregjeve të hapura..
Donald Trump shprehu « respektin për stabilitetin politik, situatën ekonomike dhe sistemin ekscelent arsimor». Ai është interesuar sidomos për situatën e shkëmbimeve tregtare të Zvicrës, për sistemin e saj arsimor dhe çështjen e migrimit në Evropë.
(Përktheu për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri)
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









