Sport
Taulanti më i mirë në fushë sesa në video-lojëra (video)
Xhaka, Jean-Paul Boëtius, Manuel Akanji dhe Renato Steffen provuan aftësitë e tyre në lojën “FIFA 17” me “Xbox One”, duke u vënë përballë njëri-tjetrit duke përzgjedhur të njëjtin ekip: Baselin
Njëri nga futbollistët më të mirë të Baselit dhe Kombëtares shqiptare padyshim është Taulant Xhaka. I kudondodhur në fushë dhe gjithmonë jep maksimumin, shkruan albinfo.ch.
Por, Taulanti nuk ishte aq i mirë edhe në video-lojëra. Kjo është pasqyruar në një video, ku Xhaka garon së bashku me disa lojtarë të Baselit.
Xhaka, Jean-Paul Boëtius, Manuel Akanji dhe Renato Steffen provuan aftësitë e tyre në lojën “FIFA 17” me “Xbox One”, duke u vënë përballë njëri-tjetrit duke përzgjedhur të njëjtin ekip: Baselin.
Xhaka u mund 5-1 nga Boetius në ndeshjen e parë, ndërsa në duelin për vendin e tretë humbi me rezultatin 5-2 përballë Steffenit.
Edhe në video-lojëra Xhaka u ‘tregua’ më i ashpër dhe emocional. Sidoqoftë, e gjithë ky turne kaloi shumë mirë dhe të gjithë lojtarët u argëtuan.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












