Integrimi
Berna vlerëson kontributin e migrantëve
Kryebashkiaku i Bernës, Alexander Tschäppät ka sqaruar se Berna nuk mund të paramendohet pa migracionin. "Pa migrantet dhe migrantët ne do të mbeteshim pa përkujdesje, pa ushqim, pa furnizim dhe pa arsimim”
Më 18 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Migrantëve. Në prag të kësaj date, Këshilli i Komunës së Bernës, në një solemnitet që ka organizuar të hënën, ka pritur rreth 170 migrantë. Mysafirët janë shoqëruar pastaj në një shëtitje të përbashkët nëpër qytetin e Bernës, thuhet në një komunikatë për media të qytetit të Bernës. Në këtë kuadër, përmes shembujve konkretë, është treguar se në ç`mënyrë njerëz nga 164 kombe i japin vulën e tyre qytetit.
Migracioni në Bernë është prej kohësh rregulli dhe jo përjashtimi dhe kështu, siç tha edhe këshilltarja komunale Franziska Teuscher duke përshkruar rëndësinë që të huajt kanë në gastronominë e qytetit, “bota është menjëherë aty, prapa atij këndi”.
Këshilltarja tjetër komunale Ursula Wyss ka shpjeguar në vazhdim se bizneset në lagjen veriore të qytetit tregojnë gjurmët e dukshme të efektit ekonomik të migrantëve, shkruan albinfo.ch. Këshilltari Reto Nause ka treguar për shumëllojshmërinë religjioze të Bernës që mund të shihet në lagjen numër 3 të qytetit, shumëllojshmëri kjo që shpesh mbetet e pa vënë re.
Ndërsa kryetari i Asamblesë së Qytetit Thomas Göttin në fjalën e tij në pjesën numër 4 të qytetit ua ka përshkruar të pranishmëve lagjen ku janë vendosur përfaqësitë e jashtme diplomatike, si lidhje të Bernës me gjithë botën.
Kryetari i Komisionit Profesional për Integrim në qytetin e Bernës, Hilmi Gashi ka raportuar për bashkëjetesën multikulturore në pjesën numër 6 të qytetit dhe ka nënvizuar se në këtë pjesë jetojnë aq të huaj sa në gjithë pjesët tjera të qytetit së bashku. Rreth një e katërta e banorëve të Bernës përbëhet nga të huajt, gjegjësisht njerëzit që nuk kanë pasaportë zvicerane.
Kryebashkiaku i Bernës, Alexander Tschäppät ka sqaruar se Berna nuk mund të paramendohet pa migracionin, transmeton albinfo.ch komunikatën. “Pa migrantet dhe migrantët ne do të mbeteshim pa përkujdesje, pa ushqim, pa furnizim dhe pa arsimim”. Kështu migrantët japin një kontribut qenësor për funksionimin e shoqërisë sonë. Por, migrantët janë edhe shumë më tepër për këtë shoqëri. “Shumëllojshmëria është pjesë e këtij qyteti dhe ajo na ndryshon ne.
Ndryshimi dhe përtëritja janë gjërat më të rëndësishme sa i përket migracionit. “Si shoqëri, si qytet ne kemi nevojë për përtëritje. Dhe qytetarët e Bernës me rrënjë jashtë vendit, kontribuojnë shumë në këtë drejtim”. Aktivitetin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të migrantëve Tschäppatt dëshiron ta kuptojë si gjest të qytetit për nderimin e tyre.
Foto: © Philipp Zinniker
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”















