Fun
Çifti shqiptar në Zvicër “pushton” Instagramin, rreth 100 mijë ndjekës
Një çift shqiptar që jeton në Zvicrën lindore është bërë shumë i njohur në Zvicër. Mërgimja dhe Xhemi kanë arritur të kenë mbi 100 mijë ndjekës në Instagram. Një video e tyre është shpërndarë edhe nga një këngëtare e njohur e muzikës shqiptare.
“Se do të kemi kaq shumë ndjekës, nuk e kemi menduar kurrë”, thotë Mergime Aliu. 22 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Xhemi ndiqen në profilin e tyre në Instagram (“mr.mrs.aliu”) nga rreth 100 mijë njerëz, shkruan “20min.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Këtë profil, çifti e ka hapur para rreth një viti: Një faqe shqiptare i ka shpërndarë videot e çiftit Aliu. “Fillimisht ata i kanë pyetur disa ndjekës”, kujton Megi kohën kur e kanë emërtuar edhe profilin e tyre. Pastaj çifti vendos që profilin ta bëjë publik.
Komentet që shkruhen nga ndjekësit e tyre si: “çifti më i mirë”, “Ju jeni më të mirët” apo “një çift shumë i ëmbël”, janë të panumërta. “Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një dashuri të vërtetë. Mendoj se Xhemi dhe unë jemi një model shpresëdhënës për çiftet tjera”, ka thënë floktarja e kualifikuar, njofton “albinfo.ch”.
Ajo dhe Xhemi përmes fotove dhe videove e tregojnë edhe dashurinë e tyre ashtu siç është në të vërtetë. Kjo shihet edhe nga komentet e përgjithshme në internet: “Ju ndjek juve sepse jeni shumë simpatikë. Sidomos vërehet se ju vërtet e dashuroni njëri -tjetrin” shkruan një ndjekëse 20 vjeçare nga Lozana.
As në jetën e çiftit Aliu nuk është gjithçka perfekte
Edhe tek çifti Aliu nuk është gjithçka si në përralla. “Nuk ka lidhje apo çift bashkëshortor ku është gjithçka perfekt. Edhe ne i kemi mospajtimet tona nganjëherë me njëri tjetrin”, thotë Megi.
Çifti është njohur para gjashtë viteve falë “Facebook”. Xhemi nga Flawili i Sant Gallenit e poston një shprehje dashurie, ndërsa më poshtë i shkruan atij Megi nga Oberrieti i Sant Gallenit. Pas shtatë ditësh ata u takuan. Sot çifti jeton në Flawil.
Me bashkëshorten e tij Mërgimen, ai kurrë nuk është i mërzitshëm, thotë poli-mekaniku. “Në video mund të shihet që unë jam pak fëmijëror. Megi me qëndron gjithmonë pranë dhe ajo me pranon kështu siç jam”.
Pas shpërndarjes së videove nga një faqe e internetit, rritet numri i ndjekëseve shumë lartë.
Dashuria në mes çiftit u vulos me 6 gusht 2014 me një martesë tradicionale në vendlindjen e Xhemit në Shkup. Më 21 dhjetor të vitit 2015 vejnë kurorë në Zvicër. Ata nuk duan ta zbulojnë nëse kanë planifikuar për të sjellë në jetë ndonjë fëmijë.
Verën që shkoi këngëtarja e njohur shqiptare Enca e shpërndau një video të “mr.mrs.aliu” dhe që atëherë ata kanë pranuar oferta nga kompani të ndryshme për reklamë. “Firma komerciale na kanë dhënë në dispozicion që t`ua prezantojmë veshjet e tyre në fotografitë tona. Për këto veprime, ne kemi marrë diçka provizion”, thotë Mërgime Aliu.
(Fotot nga instagram “mr.mrs.aliu” )
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












