Fun
Liridona nga Zvicra fiton tri çmime në “Miss shqiptarja në botë”
Ajo nuk fitoi vendin e parë, por nuk doli edhe duarthatë. Bukuroshja shqiptare që jeton në Zvicër, Liridona Uka është shpërblyer më tri çmime në spektaklin e bukurisë “Miss shqiptarja në botë” që u mbajt të premten në “Rinora 4” në Cyrih.
Në spektaklin i cili zuri edhe ballinat e mediave të më lexuara në Zvicër, Liridona arriti të rrëmbej çmimin “Miss Publiku”, “Miss Interneti” si dhe “Miss Rinora 4”.
26 vjeçarja me prejardhje nga Gjakova ishte shumë e lumtur kur emri i saj u thirr tri herë si fituese e tre çmimeve. “Ishte kënaqësi e imja qe mora pjesë në një spektakël kaq të madh të bukurisë. Të thirret emri tri herë, vërtet ishte një emocion shumë i madh.”, thotë ajo për albinfo.ch.
Për fitoren e këtyre çmimeve, ajo falënderon shumë familjen e saj për përkrahje, si dhe publikun në sallë dhe ata që kanë votuar në rrjetet sociale. “ Janë çmime shumë të rëndësishme për mua. Të vlerësohesh nga publiku në sallë dhe nga fansat në internet, mendoj se janë çmime që do t’i dëshironte secila vajzë. Po ashtu jam e lumtur që u shpërbleva edhe “Miss Rinora 4”, nga diskoteka më e mirë shqiptare”, shprehet ajo, teksa falënderon pronarin e diskotekës Shaban Konxhelin, si dhe producentin e spektaklit, Ilir Gecin bashkë me stafin e tij.
Gjithashtu, Liridona është pjesë e klipit më të ri që do të promovohet sot nga këngëtari Capital T, ndërkohë së fundmi ka realizuar edhe fotoseione të ndryshme nga fotografët: Fadil Berisha, Avni Selmani si dhe Kreshnik Kurti.
Ajo është e diplomuar për tregti të tekstilit dhe në të ardhmen mendon që përveç modës te hap edhe një butik të saj. “Bashkë me motrën time, kemi biseduar të hapim një butik me veshjet e disenjatorëve më të njohur në Zvicër. Besoj se shumë shpejt do të ia arrijmë”, shprehet për “albinfo.ch”.
Por fusha e modës dhe pjesëmarrjes nëpër spektakle të bukurisë dhe videoklipe të këngëtareve për Liridonën ka filluar prej vitesh.
Përpos shumë çmimeve që ka marr në spektakle të ndryshme në Kosovë dhe Zvicër, ajo kohë më parë kishte përfaqësuar Kosovën në Kore në spektaklin “Miss Beauty International”.
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













