E-Diaspora
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch në duar të lexuesve
Në këtë numër do të lexoni po ashtu një intervistë ekskluzive me shqiptaro-zviceranen, Eleonora Berisha, e cila sjell përvojat nga misioni me Swisscoy në Kosovë
Këto ditë ka dalë nga shtypi dhe tashmë ndodhet në duart e lexuesve numri më i ri, i 21-të i magazinës albinfo.ch
Ky numër ka dy tërësi kryesore temash: shqiptarët në transportin publik dhe shëndetësia. Në të parën prezantohen shoferë shqiptarë tramvajesh e trolejbusësh dhe makinistë trenash etj. Në këtë dosje mund të lexoni për numrin e madh të shoferëve shqiptarë në Ndërmarrjen e Transportit Publik të Cyrihut, si rast kurioz. Ndërsa Azemine Shaqiri, shoferja e autobusit “fizarmonikë”, të gjatë 25 metra rrëfen se si e ka “pushtuar” terrenin e rezervuar për meshkuj. Portreti i radhës është ai i Afrim Bajramit, shqiptarit mbase të vetëm që e bën punën e lokomotivistit në Zvicër.
Në bllokun për shëndetësinë, bëhet fjalë për përvojat e bashkatdhetarëve tanë me trajtimin mjekësor që u bëhet në Kosovë dhe krahasimin me praktikën zvicerane.
Në këtë numër do të lexoni po ashtu një intervistë ekskluzive me shqiptaro-zviceranen, Eleonora Berisha, e cila sjell përvojat nga misioni me Swisscoy në Kosovë.
Revista albinfo.ch për muajin nëntor përmban edhe materiale tjera, por nuk do të mungojnë as ato nga sfera e argëtimit, artit apo sportit.
Albinfo.ch, sikurse edhe deri tash, mund të gjendet në të gjitha mjediset shqiptare në Zvicër. Ndërsa ato apo ata që duan ta kenë në shtëpi, mund ta bëjnë porosinë e saj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri