Kalendari
25 vajza në garë për më të bukurën shqiptare në botë
Të premten, 25 vajza nga gjitha trojet dhe diaspora shqiptare do të ngjiten në skenë për të garuar për kurorën e më të bukurës shqiptare në botë. Ky spektakël bukurie mbahet nën organizimin e “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të spektaklit “Miss shqiptarja në botë” e cila do të mbahet në Zvicër. Të premten, 25 vajza nga gjitha trojet dhe diaspora shqiptare do të ngjiten në skenë për të garuar për kurorën e më të bukurës shqiptare në botë. Ky spektakël bukurie mbahet nën organizimin e “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”, ndërsa finalja do të mbahet në diskotekën e njohur shqiptare në Zvicër, “Rinora 4”, me fillim në orën 22.00.
”Jemi në fazën përfundimtare. Vajzat janë mbledhur të gjitha në Zvicër dhe kanë filluar me provat dhe setet fotografike”, është shprehur për “albinfo.ch”, producenti Ilir Geci.
Në këtë event të bukurisë pritet të ketë shumë gjëra interesante, të cilët organizatori Geci dëshiron t’i lë befasi për publikun. Ndërkohë ai thotë se gjatë natës finale përveç vendit të parë do të ndahen edhe pesëmbëdhjetë çmime të tjera: “Shoqëruesja e parë, shoqëruesja e dytë, Miss Fotogjenia, Miss Publiku, Miss Inteligjenca, Miss Press, Miss Eleganca, Miss Buzqeshja, Miss Interneti, Miss Miqësia, Miss Rinora 4, Miss Diamond, Miss Spirit of Drini Miss Air Prishtina, GfG Model”.
Përveç tjerash, organizatorët janë kujdesur që për ta bërë këtë natë më të begatshme, të sjellin edhe disa nga këngëtarët më të njohur të estradës. “Për argëtimin e të pranishmëve ne jemi përkujdesur të kemi një program të pasur artistik dhe kemi ftuar këngëtarët si: Capital T, Lyrical son dhe Mc Kreshen”, thotë Geci.
Kurora e “Miss shqiptarja në botë” është e punuar në Prishtinë dhe është komplet punë dore e punuar në detaje unike të flakruar në flori, vlera e së cilës është rreth pesë mijë euro.
Organizatori Geci zbulon për “albinfo.ch” edhe disa nga anëtarët e jurisë të cilët do të japin votën e tyre për më të bukurën e kësaj natë. “Në juri do të jenë: Morena Taraku, Blerina Kllokoqi – Rugova, Nadire Binaku – Zymberi, Adriana Kulla e të tjerë”.
Ky është bashkëpunimi i dyte që “Gecjan Grup” e sjell me “Rinora4”, ku gjithçka po shkon sipas parashikimeve nga të dy palët.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Nëntor 2016
- Ora22:00
- LokacioniRümlang
- Data e përfundimit25 Nëntor 2016 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















