Kalendari
Diaspora, urë e shkembimit të njohurive
Iseal, në kuadër të Projektit të ISEAL-it: “DIASPORA URË E SHKËMBIMIT TË NJOHURIVE”*, të enjten, më 17 nëntor 2016 (ora 11,30-12,30) në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, bën paraqitjen e 4 botimeve më të reja të ISEAL-it:
Imazhi i Shqiptarëve në mediat zvicerane (botime të ndara frengjisht dhe shqip)
Dallime Identike, Ese mbi përkthimin (në gjuhën frenge)
Shqiptarët e moshës së tretë në Zvicër (në gjuhën frenge)
Me këtë rast, autorët e këtyre librave: Alain Maillard, Kujtim Shabani, Olivier Meuwly dhe Driton Kajtazi, do të jenë të pranishëm dhe në dispozicionin tuaj për të bashkëbiseduar.
Qëllimi i këtij aktiviteti dhe i pranisë së autorëve të librave që do të prezantohen është diskutimi mbi temën e imazhit, të mediave dhe të opinioneve si dhe ndikimi i tyre në shoqëri. Veçanërisht në këtë aktivitet do të diskutohet mbi përfshirjen, shkëmbimin dhe bartjen e përvojave së diasporës në këtë temë.
Ngjarja do të pasohet me prezantime të tjera mediale në këtë fushë. Këtu më poshtë keni një paraqitje të shkurtër të personave që do të jenë të pranishëm më 17 dhe 18 nëntor 2016 në Prishtinë: o Dr. Olivier Meuwly, historian, autor, zëvendës në Sekretariatin e Përgjithshëm në Départamentin e Financave dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Kantonin Vaud
o Alain Maillard, gazetar, autor
o Kujtim Shabani, kryeredaktor i www.dialogplus.ch, autor
o Driton Kajtazi, drejtor i ISEAL-it, mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud në Yverdon të Zvicrës, autor
30Në faqen në vijim, ju vëmë në dispozicion një përshkrim të shkurtër të ISEAL-it. Për më shumë të dhëna mbi ISEAL-in: www.iseal.ch Kontakt: [email protected] / Tel.: CH 00 41 79 339 80 77 (Viber apo WhatsApp) / KS: 045 298 019 * “Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”
programme
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Nëntor 2016
- Ora11:30
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit16 Nëntor 2016 - 12:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













