Integrimi
Një libër befasues që flet gjermanisht për Kosovën dhe shqiptarët
Katër nga tetë tregimet e këtij libri pasqyrojnë në një mënyrë shumë depërtuese njerëzit dhe realitetet e një regjioni, i cili, ndonëse prej kohësh është pjesë e aktualitetit eurolindor, vazhdon të konsiderohet si i izoluar
Vëllimi i tregimeve «Haus, wo sind deine Spiegel?» (Shtëpi, ku janë pasqyrat tua?) është libri i dytë i Arbër Shabanajt, shqiptarit nga Kosova që shkruan në gjuhën gjermane. Në fakt, ata që e marrin në duar këtë libër do t`iu duket disi i njohur! Në fakt libri që po prezantohet këtu është vetëm një ripunim i vëllimit me tregime të publikuar para dy vitesh me titullin “Haus ohne Spiegel” (Shtëpia pa pasqyrë)shkruan wuppertallerzeitung.de .
Arbri, i cili është jurist dhe biolog me profesion, e ka ripunuar në tërësi tekstin e librit të parë, ia ka shtuar atij edhe një tekst dhe e ka ndërruar botuesin, transmeton albinfo.ch. I lindur në vitin 1970 në Kosovë, ai ka ardhur në Gjermani, gjegjësisht në Wuppertal në vitin 1991 si azilkërkues. Rrjedhimisht edhe tematika e veprës së tij është një vështrim mbi realitetin shqiptarokosovar. Katër nga tetë tregimet e këtij libri pasqyrojnë në një mënyrë shumë depërtuese njerëzit dhe realitetet e një regjioni, i cili, ndonëse prej kohësh është pjesë e aktualitetit eurolindor, vazhdon të konsiderohet si i izoluar.
Tregimet tjera të Shabanajt pasqyrojnë pamje të ndryshme të asaj çfarë ai ka përjetuar gjatë kohës së tij si azilkërkues në Gjermani. Dhe ato nuk tregojnë për ndonjë qasje shumë të lavdishme të gjermanëve me fluksin atëherë më të madh të refugjatëve në Gjermani, në vitet `90.
Arbër Shabanaj i përpunon temat e tij në mënyrë shumë personale dhe shumë poetike, përcjell albinfo.ch. Duke pasur parasysh faktin se ai si refugjat atëbotë nuk ka gëzuar ndonjë mbështetje zyrtare për përvetësimin e gjermanishtes, cilësia e lartë letrare figurative e teksteve të tij duhet vlerësuar lart.
Këtu bëhet fjalë për dashurinë, emocionalitetin, ndjenjat e ëmbla, erotikën e matur pro edhe për hidhërimin, humbjen, shfrytëzimin dhe shtypjen. Është fjala për një atdhe me të cilin e lidh shumë mall por i cili është i humbur për të. Dhe për një strehë të re, të cilën për ta merituar, duhet punuar shumë, sepse ajo nuk të pret me krahë dhe derë të hapur.
Një libër befasues dhe i pazakonshëm prej 170 faqesh. Duke e (ri)lexuar i shton njohjes së botës (ose tablosë së Evropës së sotme) përfundimisht edhe një aspekt të ri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












