Fun
Për 9 muaj janë shitur 68.4 milionë makina të reja në tërë botën
Marka japoneze "Toyota" është lider sa i përket shitjes në tregjet botërore në 9 muajt e parë të vitit, shkruan në analizën e agjencisë "Focus2move", përcjell albinfo.ch.
Sipas informatave për periudhën 1 janar deri më 30 shtator 2016, “Toyota” është brendi që ka shitur më shumë se 6,238,429 makina të reja në gjithë botën. Në këtë mënyrë “Toyota” përsërit rezultatet për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pastaj vijnë “Volkswagen” me 4,848,683 automjete të shitura dhe “Ford” me 4.665.256. Kompania gjermane u rrit me 0.1%, ndërkohë që amerikanët ishin me 2.7%. Pason “Nissan” me 3.621.000 (+ 3,8%), “Hyundai”, – 3.563.000 (+0,1), “Honda”, – 3.492.501 (+6,6), “Chevrolet”, – 2,958. 719 (-8,6) dhe “Kia” – 2.446.112 (+4,8).
Dy vendet e fundit në top 10 janë “Renault” dhe “Mercedes-Benz”. Marka franceze ka shënuar rritjen më të lartë të shitjeve në krahasim me 2015. Bëhet fjalë për 14.8% dhe arriti në 1,739,119 shitje. Gjermanët gjithashtu janë rritur shumë me 10.8%, dhe rezultojnë në top brendet për 9 muajt e parë me 1,722,831 njësi.
Në total për 9 muajt e parë të vitit 2016 në mbarë botën u shiten 68.4 milionë makina të reja, deri 3.8% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










