Kultura
Bendi “Pablo Infernal” i rokerit shqiptar, promovon albumin e ri
«Lightning Love» është titulluar albumi i “Pablo Infernal”, që do të promovohet në një mbrëmje speciale të rokut, të premten në Winterthur
Bendi „Pablo Infernal“ i këngëtarit shqiptar Altin Asllani do të promovojë albumin, të premten mbrëma nga ora 20:00, në Haus Helvetia, Wildbachstr. 2, Winterthur.
«Lightning Love» është titulluar albumi i “Pablo Infernal”, që do të promovohet në një mbrëmje speciale të rokut, të premten në Winterthur.
Për Bendin e Altin Asllanit do të dëgjoni më shumë sonte nga ora 20:00 në Radio SRF3, e cila po i jep një publicitet të theksuar daljes së albumit.
http://www.srf.ch/sendungen/rock-special/pablo-infernal-spaet-geboren
Për herë të parë këngëtari i rok grupit është paraqitur para publikut si solist më 2008, kur ishte vetëm 13 vjeç. Nga dëshira për të kultivuar zhanrin e muzikës rok, ai krijon grupin e tij „Pablo Infernal“ bashkë me tre shokë të tij.
“Pablo Infernal” është zgjedhur bendi më i mirë i rokut për vitin 2013 në “Rock Highway Contest” në Zürich në një konkurrencë të më se 50 rok bendeve të ndryshme nga Zvicra. Më pas kanë luajtur në koncerte të shumta, e që vlen të përmendet performimi vitin e kaluar në programin hyrës të koncertit të madh Open-Air të AC/DC para më shumë se 100 mijë shikuesve në Austri si dhe pjesëmarrja këtë vit në “New Sound Festival” në Vjenë.
Të gjitha këngët i kanë shkruar vetë. Albumi i bendit shqiptaro-zviceran „Pablo Infernal“ do të jetë në shitje nga e kjo e premte në të gjitha pikat e shitjes së mediave në Zvicër, Gjermani e Austri, si dhe në platformat online si iTunes, Spotify, Amazon etj.
Shqiptari me origjinë nga Presheva është dhënë shumë pas muzikës. Ai përveç rokut, e do edhe muzikën klasike. Altini luan për mrekulli edhe në piano. Ai është edhe student i muzikës në Universitetin e Zürichut.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur


















