Zhvillim
TIKA: Restauruam vetëm shtatë xhami
“Ne kemi rinovuar xhamitë që janë trashëgimi kulturore e Kosovës. Në Kosovë nuk ka ndonjë kompani kapacitete për restaurimet e tyre. Kjo punë është bërë me Ministrinë e Kulturës por edhe BIK-un”, ka thënë Çetin, koordinator i zyrës së organizatës « Tika » për Kosovë
Në organizatën qeveritare turke “Tika”, e cila në Kosovë është aktive prej vitit 2004, thonë se kjo organizatë ka investuar në qindra projekte zhvillimore në bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Ata mohojnë kategorikisht që të kenë larguar fotografitë e Skënderbeut nga shkolla në Prishtinë. “Ajo ka qenë vetëm një spekulim që nuk e dimë pse dhe si doli”, ka thënë Fatih Abdi Çetin, koordinator i zyrës për Kosovë.
Ai është shprehur se përmes “Tikës” Turqia ka restauruar në Kosovë vetëm shtatë xhami, dhe siç thotë ai, pa asnjë tendencë të islamizimit, por duke i parë ato vetëm si objekte të trashëgimisë kulturore.
“Ne kemi rinovuar xhamitë që janë trashëgimi kulturore e Kosovës. Në Kosovë nuk ka ndonjë kompani kapacitete për restaurimet e tyre. Kjo punë është bërë me Ministrinë e Kulturës por edhe BIK-un”, tha Çetin.
Ai ka mohuar që përmes investimeve në xhami, kjo organizatë imponon imamë radikal. “Ne nuk i përzgjedhim imamët që predikojnë në ato xhami. Këtë punë e bën BIK-u”, ka thënë Çetin.
I pyetur nëse “Tika” ka rinovuar ndonjë kishë katolike apo ortodokse si pjesë e trashëgimisë kulturore në Kosovë, ai ka thënë se për këtë nuk janë të specializuar. “Turqia është eksperte e restaurimit të objekteve kulturore që i përkasin objekteve që ndërlidhën me periudhën osmane”, ka thënë ai, duke potencuar se as Turqia e as “Tika” nuk do të mund të kryenin këtë punë më mirë se sa një vend siç është për shembull Italia. “Apo e kundërta. Një firmë në Ankara a mundet ta restauroj një objekt në Venedik, se sa që këtë do ta kryente një firmë atje?”, ka pyetur Çetin.
Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi shprehet se autoritetet kosovare duhet të përkujdesen për këto çështje, përfshirë edhe qëllimin e parave që vijnë si investime në Kosovë. “Çfarë efekti do të kenë në rrafshin ekonomik, apo social ? Investimi i tyre a po ndodhë në përputhje të plotë me ligjet? Cila është prejardhja e parasë dhe mos po ndodhë në Kosovë pastrimi i saj? Mos kanë për qëllim financimin e strukturave që mund të bëhen rrezik për vendin, e më gjërë? Mos po investohet në projekte që nuk janë me interes të përgjithshëm të vendit, apo po krijohen deformime në fushën ekonomike e sociale?”, janë disa nga pyetjet që sipas Rexhepit, duhet t’i shtrojnë autoritetet shtetërore.
Kështu, thotë ai, do të vërtetohej nëse eventualisht ka investime që nuk janë në përputhje me kërkesat, nevojat dhe ligjet e vendit.
“Atëherë fajtore është Qeveria pse nuk ka qenë më syçelë. Ndërkaq përderisa Gylen, apo Erdogani, përkatësisht strukturat ekonomike (fondacionet) që mund të kenë ata nuk kanë ndonjë ndalesë ndërkombëtare, apo nuk janë të shpallura si qendra prej nga financohen struktura të dëmshme dhe të rrezikshme (terrorizmi), atëherë as Kosova nuk ka pse të merret aq shumë me faktin se të kujt janë paratë”, shprehet Rexhepi.
(Nesër : Tregtia me turqit fillon e mbaron me “dallaver” ?!
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median















