Rothenburg ob der Tauber
Fun
10 destinacionet më të preferuara në Gjermani
Qendra Gjermane e Turizmit DZT sërish kërkoi nga vizitorët e huaj të zgjedhin destinacionet e preferuara në Gjermani. Berlini nuk bën pjesë më në 10 të preferuarit, një vend gjermanoverior kaloi në vendin e parë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Në vijim renditja e vendeve më të vizituara në Gjermani:
10: Pjesa historike e Dresdenit
Zwinger-i në Dresden me muzetë e tij bën pjesë në ndërtesat më të rëndësishme të stilit barok të qytetit. Për shkak të kupolës që dallohet që larg të kishës Frauenkirche, kryeqytetin sakson e quajnë edhe “Firence buzë Elbës”.
9: Katedralja e Këlnit
Katedralja e Këlnit ka zbritur në klasifikim, nga tri destinacionet më të preferuara. Katedralja u quajt ndërtesa më e madhe e botës kur përfundoi në vitin 1880. Me 6 milionë vizitorë, ajo mbetet magnet për vizitorët. Prej vitit 1996 ajo është Trashëgimi Botërore e Kulturës e UNESCO-s.
8: Katedralja e Ulmit
Kulla kishtare me 162 metra është më e larta në botë. Atë e quajnë ndryshe edhe “Gishti i Zotit” dhe ka hyrë për herë të parë në kategorizimin e destinacioneve më të preferuara.
7: Pallati rezidencial Mannheim
Për herë të parë në 10 destinacionet më të preferuara hyn edhe Pallati rezidencial Mannheim. Me mbi 500 dhoma të zbukuruara me salltanet, ky pallat është një nga ndërtesat më të mëdha të stilit barok në Gjermani. Vetëm në vitin 2007 u rindërtua ky pallat i shkatërruar shumë në Luftën e Dytë Botërore.
6: Liqeni Bodensee
Parqet në ishullin e luleve Mainau, kisha, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Ishullin e Manastirit Reichenau. Kësaj i shtohen edhe qyteza të magjishme dhe atmosferë mesdhetare. Të gjitha këto e bëjnë liqenin Bodensee të preferuar vazhdimisht nga turistët – edhe në votimin oline të DZT.
5: Rothenburg ob der Tauber
Ai që ecën në pjesën historike të qytetit përjeton një udhëtim në kohë: thuajse në asnjë qytet tjetër gjerman nuk janë ruajtur nga Mesjeta kaq shumë puse, sisteme mbrojtjeje nga Mesjeta si këtu. Ky qytet është ngjitur në vendin e pestë, nga vendi i gjashtë vitin e kaluar.
4: Kështjella Neuschwanstein
Kështjella përrallore në Bavari sërish ka zënë vend ndër dhjetë të parat në votim. Mbreti bavarez Ludwig II e ndërtoi kështjellën në stil mesjetar. Gjashtë milionë marka i mori me detyrim ai popullit për të. Sot, kështjella e tij kalorsiake është një nga kuriozitetet turistike më të preferuara të Gjermanisë.
3: Europa-Park në Rust
Fituesi i vitit të kaluar në votimin online ka zbritur në vend të tretë. Me 13 hekurudha me zigzage që ngjiten e zbresin, kinemanë 4D dhe më shumë se 100 kuriozitete dhe spektakle të tjera, Europa-Park në Rust është parku më i madh i kohës së lirë në Gjermani. Çdo vit këtu vijnë mbi pesë milionë vizitorë.
2: Kështjella e Heidelbergut dhe pjesa historike e qytetit
I preferuar gjithnjë e më shumë: Heidelbergu prej vitesh bën pjesë në preferuarit në klasifikim dhe në vitin 2016 u ngjit nga vendi i katërt në vendin e dytë. Ky qytet në breg të lumit Neckar konsiderohet si simbol i romantizmit gjerman – jo së fundi edhe për shkak të gërmadhës së famshme të Kështjellës, muret e rrëzuara të së cilës janë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.
1: Miniatur Wunderland në Hamburg
Vitin e kaluar as nuk bënte pjesë në 10 destinacionet më të preferuara, kurse këtë herë është katapultuar në vendin e parë: vendi i çudirave në miniaturë Miniatur Wunderland në Hamburg. Në modelin më të madh në botë të hekurudhave, vende dhe kontinente si Skandinavia ose SHBA me qytetet dhe peizazhet janë riprodhuar me besnikëri.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve





















