Uncategorized
Rritet në Zvicër numri i vdekjeve të asistuara
Raporti po ashtu zbulon se 1.2 për qind të të vdekurve me banim në Zvicër e kanë përfunduar jetën me vdekje të asistuar. Më shumë gra se burra zgjedhin vdekjen e asistuar (422 gra dhe 320 burra)
Gjatë vitit 2014 në Zvicër janë regjistruar 742 vdekje ose vetëvrasje të asistuara, që është për 26 për qind më shumë se një vit më parë ndërsa dy herë e gjysmë më shumë se në vitin 2009. Ndërsa numri i vetëvrasjeve pa asistim ka mbetur stabil, nuk ka pasur lëvizje prej shumë vitesh.
Personat që i janë nënshtruar vdekjes me asistim janë në 94 për qind të rasteve mbi 55 vjeçarë dhe kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë, që çon në vdekje. Këto të dhëna i ka publikuar sot Zyra Federale për Statistika (BFS) në raportin e dytë të saj.
Më së shpeshti vdekje të asistuara ose në 42 për qind të rasteve kanë bërë të sëmurët nga kanceri. Pas tyre, me 14 për qind vijnë personat me sëmundje neurodegjenerative, me 11% të sëmurët e zemrës dhe me 10 për qind personat e paralizuar.
Gjatë vitit 2014 kanë bërë vetëvrasje (pa asistim) 1029 persona, përcjell albinfo.ch. Prej tyre 754 meshkuj dhe 275 femra. Duhet theksuar se në vitin 1995 kanë qenë më shumë se 1400 veta që kanë bërë vetëvrasje ndërsa nga mesi i viteve `80 mbi 1600! Por, nga viti 2010 e këndej trendi i vetëvrasjeve ka mbetur stabil, pa lëvizje të theksuara.
Raporti po ashtu zbulon se 1.2 për qind të të vdekurve me banim në Zvicër e kanë përfunduar jetën me vdekje të asistuar. Më shumë gra se burra zgjedhin vdekjen e asistuar (422 gra dhe 320 burra). Kjo shpjegohet me faktin se në moshat e shtyra gratë janë më të përfaqësuara se burrat.
Shikuar sipas regjioneve, raste më të shpeshta të vdekjeve të asistuara kanë ndodhur në Kantonin e Cyrihut. Në periudhën 2010-2014 në këtë kanton këto vdekje kanë përbërë 1.4% të të gjiztha vdekjeve. Po ashtu mbi mesataren zvicerane janë edhe kantonet si Gjeneva (1.3%), Neuchateli (1.2) etj. Ndërsa në kantonet Uri dhe Appenzell Innerhoden nuk ka pasur asnjë rast të tillë në periudhën e përmendur.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









