Sport
Legjenda e skuadrës ukrainase flet për ndeshjen Ukrainë-Kosovë
Armend Dallku ka thënë se Kosova ka lojtarë shumë cilësorë dhe ukrainasit duhet të jenë shumë të vëmendshëm

Legjenda e skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava, Armend Dallku u ka zbuluar ukrainasve Kosovën. Ai ka folur para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, duke komentuar edhe humbjen e Kosovës kundër Kroacisë me rezultat 6:0, shkruan albinfo.ch.
“Kosova ka një lojtar të shpejtë në vijë dhe po ashtu mesfushë të mirë. Fokusi i skuadrës është në dy mesfushorët anësorë që kanë shpejtësi të lartë, ata luajnë mirë me topin dhe janë të paparashikueshëm. Kjo ju lejon kundërsulme të shpejta”, është shprehur Dallku për “ua-football.com”.
Ai foli edhe për trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki. “Bunjaki është një trajner i ri, i cili për herë të parë në karrierën e tij kishte mundësinë të drejtojë një ekip serioz dhe kombëtar”, është shprehur ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare.
Ish-kapiteni i Vorsklas, ka edhe një porosi për trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenkon. “Kosova ka lojtarë të rinj që ju duhet ende përvojë. Po të isha në vend të Andriy Shevchenkos, nuk do të flija rehat para kësaj ndeshje. Në ekipin e Kosovës, lojtarët nuk kanë presion psikologjik, prandaj nuk mund ta parashikosh rezultatin. Për më shumë, shumë lojtarë kanë përvojë në garat ndërkombëtare, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Dallku.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri