Uncategorized
Nga pesha e rëndë bllokohet ashensori, kapet shqiptari me trezorin e vjedhur!
Një shqiptar 40 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij nuk e kanë lexuar vërejtjen në ashensor se ai nuk mund të bartë më shumë se 375 kilogramë. Ndërsa pesha e trezorit dhe gjësendeve tjera ishte dukshëm më e rëndë...

Se leximi është i dobishëm, sidomos leximi i numrave, do të jenë bindur edhe dy hajnat që kanë dashur të vjedhin trezorin në një furrë në Dyseldorf, Gjermani. Por mësimi për ta ka ardhur vonë, kur nuk u është dashur më.
Një shqiptar 40 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij nuk e kanë lexuar vërejtjen në ashensor se ai nuk mund të bartë më shumë se 375 kilogramë, shkruan express.de. Ndërsa pesha e trezorit, bashkë me tre thasët me para (monedha metalike) si dhe të dy personat ishte dukshëm më e rëndë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, ashensori u bllokua dhe nuk pranonte ngarkesën. Kështu policia nuk e pati të vështirë të kapte dorasit.
Ata kishin hyrë për të plaçkitur në furrën e përmendur rreth orës 2 të pas mesnatës. Së pari i kanë ngarkuar thasët me monedha ndërsa kur e kanë parë se nuk munden ta hapin trezorin, kanë vendosur që atë ta marrin atë me vete.
Por pronari i furrës thotë se duhet të kenë qenë më shumë persona për ta bartur trezorin. Sidoqoftë, ashensori bllokohet dhe kur ata duan ta shtyjnë trezorin për në ashensor bëjnë aq shumë zhurmë sa që dëgjojnë fqinjët dhe alarmojnë policinë. Shqiptari vjeçar u kap në korridor të ndërtesës ndërsa bashkëpunëtori i tij ia doli të ikte.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor