Sport
Evropa, me polici të re për ruajtjen e kufijve
Evropa bëhet me një polici të re, me të cilët synon të mbyllë hermetikisht kufijtë.
Në BE sot fillon punën një forcë e re policore për mbrojtjen e kufijve, e cila do të zëvendësojë Frontex-in aktual, me më shumë njerëz dhe pajisjet në dispozicion, si dhe mundësinë e ndërhyrjes më të shpejtë, shkruan albinfo.ch.
Liderët evropianë vendosën simbolikisht forcën e re kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, e cila është pika kryesore e hyrjes për emigrantët që shkojnë nga toka, duke shmangur kalimin e rrezikshëm të Mesdheut.
Krijimi i agjencisë së re zhvillohet me shpejtësi dhe BE-ja synon të zbusë kritikat e vendimmarrjes së ngadalshme në vitin 2015, nën presionin e fluksit të madh të emigrantëve, ngase kishte dështuar për të marrë vendime të shpejta që do të përmirësonin situatën dhe ishte zbatuar ngadalë plani për shpërndarjen e emigrantëve nëpër Evropë.
Shtetet anëtare formimin e agjencisë së re e shohin si një mundësi për të dërguar një mesazh që është unik në lidhje me politikat e emigrantëve që thellojnë ndarjet mes shteteve anëtare, veçanërisht në mesin e disa vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në njërën anë dhe Gjermanisë, e cila mbrojti politikën e “dyerve të hapura”, në anën tjetër.
Agjencia e re për mbrojtjen e kufijve dhe vijës bregdetare duhet të jetë në gjendje për të identifikuar pikat e dobëta, duke i korrigjuar ato në kohë, jo kur është tepër vonë, kishte paralajmëruar në fillim të qershorit presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përcjell albinfo.ch.
Komisari evropian, Dimitris Avramopoulos, i cili ka marrë pjesë në lansimin e shërbimit të ri kufitar në kalimin e Kapitan Andreevo-Kapkule, beson se ky është një “moment historik”.
Një deputet, i cili mori pjesë në negociatat për këtë çështje, tha se agjencia nuk është një “kurë magjike për krizën e imigrantëve”, por është hapi i parë i domosdoshëm.
Detyra kryesore e këtij mekanizmi të ri të BE-së është për të ndihmuar vendet që janë nën presionin më të madh në rastet e fluksit masiv të refugjatëve.
Agjencia e re nuk do të ketë forcat e veta për të ruajtur kufijtë, por shpejt mund të ftojë 1.500 njerëz për të identifikuar në shtetet anëtare.
Agjencia për mbrojtjen e kufijve dhe vijës bregdetare do të ketë një rol në rritje në koordinimin e operacioneve për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














