Integrimi
Florim Gashi nderohet nga kryeparlamentarja e Bavarisë për ndihmën e dhënë refugjatëve
Në qytetin Bamberg, ku jeton 41- vjeçari Florim Gashi, para një viti është hapur një kamp refugjatësh, shumica e të cilëve vijnë nga Evropa Juglindore. Ndër ta edhe shumë shqiptarë
Ende janë të freskëta skenat nga stacioni kryesor hekurudhor i Münchenit, kur vitin e kaluar arrinin mijëra refugjatë në ditë, të cilët për t’i pritur kishin dalë një numër i madh i qytetarëve. “Refugees welcome” ishte motoja e atyre ditëve në metropolin bavarez. Kjo valë e ndihmës kishte befasuar shumëkënd, sepse landi jugor gjerman njihet si më konservativ dhe më i rreptë ndaj të huajve.
Qeveria bavareze, e udhëhequr nga partia CSU, ishte që nga fillimi dhe vazhdon të jetë edhe sot shumë kundërshtuese ndaj politikës së kancelares Merkel. Por bavarezët treguan një fytyrë tjetër nga ajo e qeverisë së tyre, duke qenë shembull ndihme për gjithë Gjermaninë. Kjo ndihmë vazhdoi edhe pas vendosjes së refugjatëve në kampet e tyre në gjithë landin. Në shenjë falënderimi, kryetarja e Parlamentit bavarez, zonja Barbara Stamm, nga partia CSU, ftoi rreth 1000 vullnetarë ndihmës në ndërtesën e Parlamentit. Por, shumë prej tyre nuk iu përgjigjën kësaj ftese në shenjë proteste ndaj politikës së rreptë bavareze ndaj refugjatëve. Disa grupe bile kishin hyrë në grevë njëditore në shenjë proteste kundër partisë CSU. Mirëpo shumë nga ata që ishin të pranishëm në këtë ceremoni e arsyetuan praninë e tyre si mundësi bisede për problemet në punën e tyre të përditshme.
Në mesin e mysafirëve të ftuar ishte edhe Florim Gashi, një aktivist i palodhshëm, i cili qe një kohë të gjatë është aktiv në ndihmë refugjatëve. Në qytetin Bamberg, ku jeton 41- vjeçari Florim Gashi, para një viti është hapur një kamp refugjatësh, shumica e të cilëve vijnë nga Evropa Juglindore. Ndër ta edhe shumë shqiptarë. Ish-refugjati nga Prishtina, i cili jeton në Gjermani që nga viti 1992, kalon rreth 20 orë në javë me refugjatët duke u munduar të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të tyre nga më të ndryshmet.
Kushtet e fjetjes dhe ushqimi, por sidomos deportimi i refugjatëve në orët e hershme të mëngjesit janë problemet me të cilat Gashi dhe kolegët e tij ballafaqohen çdo ditë. Edhe Ombudsekipi i qytetit takohet çdo të premte në kamp dhe merret me problemet e refugjatëve, të cilët kanë shumë gjasa të vogla për qëndrim në Gjermani.
Në këtë takim zonja Stamm i falënderoi të pranishmit, por edhe ata të cilët bojkotuan këtë takim, për punën e tyre të palodhshme. Ajo tha se ju drejtohet atyre si Kryetare e Parlamentit, e jo si politikane e CSU-s dhe kritikoi qëndrimin e ashpër ndaj refugjatëve të disa bashkëpartiakëve të saj.
Derisa në shumicën e kampeve ndihmësit gjermanë janë duke bërë punë në integrimin e refugjatëve, kryesisht sirianë, Florim Gashi dhe kolegët e tij në Bamberg kanë kryesisht punë në përgatitjen e refugjatëve nga Ballkani për kthim në vendet e tyre.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















