Sport
Martesa i ndryshoi jetën
“Jam një person që nuk tregoj emocionet dhe bile nuk jam shumë emocional. Megjithatë, gjatë martesës kisha shumë emocione. Pas martesës jam bërë më i balancuar”, deklaroi Mehmedi
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka folur në tubimin e Kombëtares zvicerane, ndërsa ai vjen pas një forme të mirë me Bayer Leverkusenin, shkruan ‘blick.ch’.
Ai shënoi një gol të bukur me Borussia Dortmundin, ndërsa mori shumë urime dhe goditje në shpinë nga bashkëlojtarët. “Kam pasur shumë urime, gjithashtu edhe përmes mesazheve. Por unë vijoj rrugëtimin tim”, ka thënë fillimisht Mehmedi.
Ai më 18 korrik Admir Mehmedi është martuar në Gostivar me të dashurën e tij Sevdije. “Nuk jam tip festiv. Jam një person që nuk tregoj emocionet dhe bile nuk jam shumë emocional. Megjithatë, gjatë martesës kisha shumë emocione. Pas martesës jam bërë më i balancuar”, është shprehur sulmuesi shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Mehmedi tregon gjithashtu se gjatë periudhës së fundit vrapon më shumë se më parë. Ndeshjen e fundit me Leverkusen ka vrapuar 13 kilometra. “Me Hungarinë do jetë e vështirë, por e rëndësishme është fitorja e kombëtares”.
“Në vitin e fundit të karrierës dua ta përfundojë në FC Winterthur. Aty ndjehem shumë mirë dhe familja ime jeton aty”, përfundoi Mehmedi.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












