Uncategorized
Policia italiane gjen shqiptarin të fshehur nën batanije
Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe pas kontrollit ajo gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije

Të premten policia e qytetit të Bozenit të Italisë, (Tiroli jugor) ka arrestuar një refugjat nga Shqipëria. Ai ishte fshehur në banesën e tij.
Kundër 37 vjeçarit ishte ngritur një urdhër arresti për vuajtjen e dënimit me burg prej 9 muaj dhe 15 ditësh. Deliktet ei tij ishin: dhuna, kërcënimi si dhe prodhimi dhe shitja e drogës, shkruan stol.it, përcjell “albinfo.ch”.
Policia e qytetit të Bozenit kishte shkuar të premten në mëngjes rreth orës 7.30 në banesën, ku shqiptari banonte. Bashkëshortja e tij hap derën dhe sheh zyrtarët policorë. Ajo u thotë policisë se bashkëshorti i saj prej muajsh nuk jeton në qytet.
Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe kërkoi leje nga bashkëshortja e shqiptarit që të bëjë një kontroll të vogël në banesë.
Pas kontrollit, policia gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bozenit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti