Sport
Bombardojnë sulmuesit shqiptarë
Gola shënuan Arbër Zeneli, Admir Mehmedi, Bekim Balaj, Bernard Berisha e Eros Grezda
Kjo fundjavë ishte shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë. Shumë prej tyre kanë shënuar në kampionate të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar gol ndaj kampionit të Holandës, PSV-së. Zeneli ka shënuar edhe të shtunën në takimin ndaj PSV, ku kaloi skuadrën e tij në epërsi 1:0. Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 72-të të takimit pas asistimit nga Luciano Slagveer. Ndeshja përfundoi 1:1.
Bayer Leverkusen ka fituar derbin e javës së gjashtë të Bundesligas ndaj Borussia Dortmund. Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, i cili shënoi golin e parë të takimit. Mehmedi shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 10-të, pas harkimit milimetrik nga rivënia këndore e Hakan Calhanoglu.
Bekim Balaj ka shënuar edhe një gol për skuadrën e tij, Terek Grozny. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus. Kjo pasi, Balaj ka shënuar edhe një gol me skuadrën e tij të re, Terek Grozny. Balaj ka shënuar një gol të bukur me kokë ndaj skuadrës së Orenburg.
Goli i tij erdhi në minutën e 25-të pas asistimi të futbollistit tjetër të kombëtares shqiptare, Odise Roshi.
Bernard Berisha ka vazhduar me formën e tij të mirë në Rusi. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe një gol me skuadrën e tij Anzhi Makhachkala. Anzhi ishte mysafire tek Krylya dhe Berisha nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë duke un inkuadruar në minutën e 75-të, kur skuadra e tij po humbiste 2:0. Ishte minuta e 91-të kur mesfushori këmbëshpejtë shënoi për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionatin rus për Bernard Berishën, i cili ka kontribuar edhe me tre asistime për ekipin e tij.
Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka realizuar dy gola në ndeshjen që Lokomotiva e Zagrebit fitoi me rezultatin 2:0 ndaj RNK Splitit. Grezda ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, duke konfirmuar momentin pozitiv që solli edhe thirrjen e tij në Kombëtaren A nga trajneri De Biasi i cili e ka monitoruar nga afër talentin shqiptar. Vetë lojtari përshkroi emocionet e tij për golat dhe grumbullimin në Kombëtare, përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan: “Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin tim të fitonte, duke ia dedikuar golat Kombëtares”.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













