Sport
Vëllezërit Xhaka në qendër të vëmendjes
Edhe e përditshmja angleze “The Sun” shkruan për duelin e vëllezërve shqiptarë
Përballja ndërmjet vëllezërve Xhaka ka zgjuar kërshërinë edhe të mediave ndërkombëtare. Të shumta ishin ato që shkruan për sfidën ndërmjet Granitit dhe Taulantit që ishin ndeshur edhe në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Edhe e përditshmja angleze “The Sun” shkruan për duelin e vëllezërve shqiptarë. “Granit dhe Taulant Xhaka përplasen sërish, në ndeshjen Arsenal-Basel, pas duelit të tyre të parë në “Euro 2016” (Zvicër-Shqipëri). Dy vëllezërit janë vënë edhe një herë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve. Me të dyja palët në kërkim të fitores së parë në grup, vëllezërit kanë pasur synime të kundërta. Në dilemë ka qenë familja e tyre, se për cilën skuadër duhej të bënin tifozllëk. Çuditërisht, të dy kanë luajtur kundër njëri-tjetrit këtë verë, në Kampionatin Evropian të Francës, ku Graniti, 24 vjeç, përfaqësonte Zvicrën, ndërsa Taulanti, 25 vjeç, mbante veshur ngjyrat e Shqipërisë.
Përforcimi 35 milionë funte i Arsenalit e fitoi betejën me vendin e tij, 1:0, me Taulantin tashmë, që kërkonte ta ndihmonte Baselin të bëhej skuadra e parë zvicerane, e cila regjistron një fitore ndaj “Topçinjve”. Taulant Xhaka pretendonte se të dy prindërit e tij, të cilët e ndoqën ndeshjen të martën, donin që skuadra e tij, Baseli, të merrte fitore “për zemrën e tyre”, pasi ata u vendosën aty, të ardhur nga Kosova. Mbrojtësi tha se për të luajtur kundër Granitit “ishte diçka speciale”. Ne kemi hyrë në fushë me të njëjtat mendime, për të fituar dhe për të dhënë gjithçka. Ne nuk i kemi treguar njëri-tjetrit se si do të luanin ekipet, sepse jemi profesionistë. Arsenali ia doli të fitojë dhe të shtojë tre pikë në grupin e tij kualifikues të Ligës së Kampionëve. Baseli mbetet në kuotën e 3 pikëve, që i mori në ndeshjen e parë të Grupit A, në shtëpi, kundër bullgarëve të Ludogorets”, shkruan mes të tjerash “The Sun”.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











