Uncategorized
Kërkojnë një kuletë të vjedhur, zbulojnë një arsenal armësh në banesën e shqiptarit
Një e dyshuar (41 vjeçare) ka pranuar se kanë blerë mbi 80 armë të ftohta dhe të sulmit në Republikën Çeke për t`i shitur për fitime të tyre. Burri i saj (44) shqiptar, është arrestuar dhe deportuar për në Kosovë
Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar dhe sekuestruar në banesën e një 44 vjeçari në Hallein të Austrisë.
Zyrtarët policorë të qytetit Hallein të Austrisë kishin shkuar në banesën e një shqiptari nga Kosova për të kryer kontroll për një vjedhje të një kulete. Por kur u ushtrua një kontroll i hollësishëm, aty u gjet një arsenal i vërtetë armësh, shkruan heute.at
Një e dyshuar (41 vjeçare) ka pranuar se kanë blerë mbi 80 armë të ftohta dhe të sulmit në Republikën Çeke për t`i shitur për fitime të tyre. Burri i saj (44) shqiptar, është arrestuar dhe deportuar për në Kosovë, ndërsa në hetime përveç bashkëshortes, është edhe një mik i tyre i moshës 29 vjeçare, përcjell “albinfo.ch”.
Në fund të korrikut, shtetasja austriake, burri i saj dhe një i njohur i tyre janë filmuar, se si ata në një dyqan në Hallein vjedhin një kuletë e cila gjendej në karrocën e blerjes. Në rrjedhën e hetimeve, pas një ore policia identifikon të tre personat. Pastaj zyrtarët policorë trokasiin në banesën e çiftit të dyshuar.
Duke bërë kontrollet, policia zbulon aty, 25 bokse të hekurt, shtatë shufra çeliku, gjashtë drita sinjalizuese të xhepit, dy thika, 39 thika me lëvizje, një hanxhar, katër sprej për sy e të tjera.
Gruaja ka pranuar se armët i kanë blerë në Pragë nga një shitës kinez. Ai e ka siguruar atë se importi dhe shitja e këtyre armëve të ftohta në Austri është legale. Ajo dëshironte t`i shiste armët për arsye përfitimi material dhe kishte për t`ia sjellë burrit në stacionin kryesor të Salzburgut, sepse kishte kërkesë të shumta nga azilkërkuesit dhe personat tjerë.
29 vjeçari ka pranuar se e ka shoqëruar 41 vjeçaren, por nuk ka qenë në dijeni për armët.
Bashkëshorti thuhet se nuk ka pasur të bëjë më armët, megjithatë zyrtarët policorë i gjetën atij ndalimin e përdorimit të armëve për shkak të një vrasje.
Policia dëbon shqiptarin për në Kosovë
Të tre të dyshuarit janë arrestuar. 44 vjeçari i cili ishte nën hetim për veprat penale të lëndëve narkotike, krimit më pronë, ishte arrestuar. Pastaj ai është kthyer me forcë për në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













