Uncategorized
Shtim i eksportit dhe importit gjatë muajit gusht
Vlera nominale e eksporteve të Zvicrës ishte për 7 për qind më e madhe në këtë gusht krahasuar me gushtin 2015. Ndërsa rritja e sasisë neto të eksporteve zvicerane ka qenë 1.2 për qind
Ndërmarrjet zvicerane, edhe gjatë muajit gusht kanë eksportuar më shumë mallra në krahasim me gushtin e një viti më parë. Kështu, vlera nominale e eksporteve të Zvicrës ishte për 7 për qind më e madhe në këtë gusht krahasuar me gushtin 2015. Ndërsa rritja e sasisë neto të eksporteve zvicerane ka qenë 1.2 për qind, bën të ditur Administrata Federale e Doganave.
Përcaktuese për këtë rritje ka qenë shtimi i eksportit të produkteve kimike dhe farmaceutike. Kështu në muajin gusht Zvicra ka eksportuar 13 për qind më shumë produkte të tilla se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Madje, nga shkaku i rritjes së çmimeve të produkteve në fjalë, ka pasur një rritje të fitimit për një të katërtën.
Nga ana tjetër, rënie e kërkesës në botë është regjistruar për orët, makinat dhe elektronikën zvicerane.
Edhe importet kanë shënuar rritje. Nominalisht kjo rritje ka qenë për 8.4% ndërsa realisht për 5.1%, veç tjerash për shkakun se gjatë kësaj periudhe ka pasur më shumë automjete të huaja që janë blerë nga zviceranët.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











