Integrimi
Shqiptarët nga Zvicra “zbulojnë” Kosovën si vend për të investuar
Sot, pjesëtarë të brezit të dytë, e zbulojnë Kosovën si vend për të udhëhequr veprimtari biznesi. Ata ngrenë ndërmarrje të vogla, të cilat pastaj rriten me sukses dhe synojnë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm
Pjesëtarë të brezit të ri të diasporës kosovare dëshirojnë që të kontribuojnë me diçka në atdheun e tyre të vjetër. Qoftë me Call Center, vende pune për novatorë të rinj ose për dizajn mode- të gjitha këto nisma synojnë stabilitet në një vend i cili pret të sigurojë një siguri ekonomike. Kështu thuhet në hyrje të njoftimit për emisionin e radios së transmetuesit publik të Zvicrës, SRF, i cili do të emetohet më 23 shtator në valët e kësaj radioje.
Në vitet `70 të shekullit të kaluar shqiptarët e Kosovës vinin si gastarbajterë, transmeton albinfo.ch. Më vonë,, kur në vitet `90 gjatë konfliktit të Kosovës situata në vend po bëhej kritike, shumë prej tyre i morën edhe familjet me vete. Disa u kthyen mbrapa , por shumica gjetën në Zvicër atdheun e tyre të përhershëm. Marrëdhëniet transnacionale në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë të shumanshme. Migracioni lidh vendin e prejardhjes me atë të pranimit.
Sot, pjesëtarë të brezit të dytë, e zbulojnë Kosovën si vend për të udhëhequr veprimtari biznesi. Ata ngrenë ndërmarrje të vogla, të cilat pastaj rriten me sukses dhe synojnë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.
Dy gazetarët e srf, Susane Hefti dhe Philippe Erath tregojnë në këtë emision se si migracioni krijon shanse për këmbim dhe bashkëpunim. Ata po ashtu raportojnë lidhur me gjendjen ekonomike të atjeshme, dhe diskutojnë me njerëz nga diaspora për çështjen e nacionalitetit dhe përkatësisë.
Autorët e emisionit më tutje raportojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 45 për qind ndërsa tek të rinjtë edhe më e lartë. Kushtet bazë të vështira, situata e pasigurt politike dhe shumë pengesa në qasjen me tregun e BE-së ua vështirësojnë investitorëve të angazhohen në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Por, megjithatë ka shpresë.
Philippe Erath analizon gjendjen ekonomike në Kosovë, në bashkëbisedim me Anita Schlüchter nga Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA) dhe me Vllaznim Xhihën, ndërmarrës i njohur në Zvicër dhe në Kosovë.
Pjesëtarët e diasporës kosovare në vazhdimësi përballen me sfidën mbi përkatësinë, gjegjësisht identitetin e tyre. A ekziston dëshira për të pasur një nacionalitet të shprehur qartë ose a mund të shpjegohen pyetjet lidhur me identitetin më shumë përmes idesë së përkatësisë së dyfishtë?
Lidhur me këtë pikë gazetarët kanë folur me Vjosa Gërvallën nga portali i lajmeve albinfo.ch, bën të ditur srf.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












