Sport

Shaqiri, në garë për deklaratën e vitit

Pas ndeshjes Zvicër-Francë, ku lojtarët francezë ua shqyen fanellat disa prej lojtarëve të Zvicrës, të firmës Puma, Shaqiri u shpreh: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë prezervativ”

Xherdan Shaqiri pasi fitoi një çmim të rëndësishëm siç ishte goli më i mirë i Kampionatit Evropian është në garë edhe për një tjetër çmim. Është Akademia Gjermane për Kulturën e Futbollit ajo që ka nominuar yllin shqiptar për deklaratën e vitit, shkruan albinfo.ch.

Pas ndeshjes Zvicër-Francë, ku lojtarët francezë ua shqyen fanellat disa prej lojtarëve të Zvicrës, të firmës Puma, Shaqiri u shpreh: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë prezervativ”.

Deklarata e Shaqirit është nominuar mes 11 deklaratave më të mira, ndërsa fituesi do të shpallet në tetor.

Megjithatë, konkurrenca nuk është e lehtë. “Është kënaqësi të na shohësh ne si luajmë, edhe pse unë vetë nuk e kam parë”, deklaroi Thomas Muller. Ose thënia e Mario Basler se “të tre së bashku janë si binjakët siamezë” ose ajo e trajnerit Philip Lahm se ‘jo çdoherë duhet të kërkosh kripën në supë’.