Kultura
Bebe Rexha arrin në Tiranë, sonte koncert para publikut shqiptar
Artistja 27 vjeçare me emrin e vërtetë Bleta Rexha do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë sonte në mbrëmje në orën 18:00
Bebe Rexha ka mbërritur dje në Tiranë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është pritur në aeroport edhe nga dhjetëra fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.
Artistja 27 vjeçare, do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë sonte në mbrëmje në orën 18:00.
Të ftuar në koncert do të jenë edhe legjenda britanike DJ Fatboy Slim dhe Honnee. DJ britanik Fatboy Slim, pritet të elektrizojë gjithashtu publikun. Ai është ndër të paktët DJ në botë i vlerësuar me 10 Çmime MTV dhe dy Çmime Brit Awards, dhe shquhet për performanca novatore dhe miksime të pakrahasueshme në skenë.
Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Njihet edhe si tekst shkruese për yjet e muzikës botërore.
Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.
Pas Dua Lipës, Bebe Rexha është ylli tjetër shqiptar më famë botërore që brenda pak muajsh mban koncert para publikut shqiptar.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë