Gruaja
Fatmire Bajramaj në reklamë për “Nike”
Para kamerave, ajo paraqitet me një figurë po aq tërheqëse, sikur edhe në fushën e gjelbër
Pas Xherdan Shaqirit edhe futbollistja tjetër nga Kosova e kombëtares së Gjermanisë, Fatmire Bajramaj është ftuar nga kompania e njohur e pajisjeve sportive “Nike” për të reklamuar produktet e saja.
Para kamerave, ajo paraqitet me një figurë po aq tërheqëse, sikur edhe në fushën e gjelbër.
Mesfushorja Baramaj, me prejardhje nga Istogu paraqitet duke ushtruar me pajisjet sportive “Nike”. Ajo thotë se pa stërvitje nuk arrihet asgjë dhe po ashtu duhet një disiplinë e fortë ..
Ajo ka treguar edhe për historinë e saj kur ishte penguar nga babai i saj që mos të merret me futboll.
Në video-reklamën “Make Yourself Victorious”, ajo rrëfen historinë e suksesit të saj dhe thotë se kishte realizuar ëndrrën e saj jetësore duke arritur të bëhet yll futbolli prej një vajze refugjate nga Kosova.
Fatmire Bajramaj apo siç është e njohur si Lira, ka dhënë një porosi për vajzat e reja në këtë video-reklamë. “Luftoni për realizimin e ëndrrave tuaja se gjithçka është e mundur”, ka thënë Lira.
Po ashtu për yllin e futbollit, Fatmire Bajramaj, ishte botuar një libër që ishte titulluar “Qëllimi im në jetë “. Në këtë libër ajo ka rrëfyer për rrugën e gjatë deri te fama.
“Opinioni duhet ta dijë se sa e vështirë është për fëmijët refugjatë për t’u integruar. Vetëm sporti më ka ndihmuar për të gjetur miq. Me librin unë dua të inkurajoj të rinjtë emigrantë të ndjekin shembullin tim”, kishte thënë Bajramaj.
Bajramaj famën e vërtetë e kishte arritur në një shou televiziv sportiv të televizionit gjerman ZDF, më 2009, kur me këpucë takash të larta kishte shënuar gol.
Bajramaj me vetëm 22 vjet ka arritur shumëçka në karrierën e saj.
Ndër të tjera është shpallur kampione e botës me Gjermaninë (2007), ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën “Pekini 2008”, kurse në vitin 2010, për çka ka marrë edhe vlerësimin e parë nga FIFA, është shpallur kampione e Evropës me Përfaqësuesen e Gjermanisë.
Me klubin Turbine Potsdam ka fituar Ligën e Kampionëve dhe titullin e Gjermanisë.
Ajo së fundi ka kaluar në ekipin FFC Frankfurt
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












