CH-Ballkani
Mbi një milion udhëtarë, për shtatë muaj, në aeroportet e Maqedonisë
Mbi një milion pasagjerë kanë regjistruar dy aeroportet në Maqedoni për 7 muaj të këtij viti.
Dy aeroportet, ai i Shkupit dhe i Ohrit, kanë shënuar rritjen më të lartë të numrit të udhëtarëve në periudhën nga janari deri në korrik të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për 22%.
Aeroportet në BE kanë shënuar rritjen e numrit të udhëtarëve në gjysmën e parë të vitit me 6.2%, thonë në organin që përfaqëson interesat e më shumë se 500 aeroporteve në 45 vende evropiane, përcjell albinfo.ch.
“Dinamika e rritjes ndryshon mes vendeve të BE-së, në mënyrë që tregjet kryesore, si Franca, Gjermania dhe Italia, janë nën mesataren e BE-së, ndërsa Bullgaria, Qipro, Danimarka, Hungaria, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Rumania dhe Spanja kanë arritur rritje të dyfishtë.
Megjithatë, ritmi i rritjes në mes të tremujorit të parë dhe të dytë ka rënë nga + 8.2% në + 4.8%. Kjo vlen për pothuajse të gjitha tregjet e BE-së, veçanërisht në Belgjikë për shkak të sulmeve terroriste.
Pjesa më e madhe e rritjes është e përqendruar në aeroportet e mëdha dhe të mesme, si Berlin-Schönefeld (+ 39.4%), Këln-Bon (+ 19.8%), Bukuresht (+ 16.5%), Dublin (+ 13.4%), Barcelona (+ 12.7%), Birmingham (12,6), Budapest (+ 11.9%) dhe Kopenhagë (+ 10.9%).
Në mesin e top 5 aeroporteve më të ngarkuara të BE-së, rritjen e trafikut e ka shënuar aeroporti në Londër “Heathrow”, ai në Paris, “Charles de Gaulle” dhe ai në Frankfurt, ndërsa i Amsterdamit “Schiphol” (+ 9.9%) dhe Madrid (8,6) kanë regjistruar rritje të lartë.
Kjo sugjeron se linjat ajrore me kosto të ulët janë nxitësit kryesorë të transportit ajror.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











