Sport
Shqipëria, miqësore me Italinë
Trajneri i Italisë, Luigi Di Biagio ka publikuar listën me 23 lojtarë, në të cilën bie në sy prania e disa emrave shumë të njohur
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 do të luajë më 10 gusht një miqësore kundër Italisë në San Benedeto të Trontos, shkruan albinfo.ch.
Nëse trajneri Redi Jupi nuk ka bërë ende publike zgjedhjet e tij për këtë sfidë ku pritet të bëjë shumë eksperimente, homologu i tij, Luigi Di Biagio ka publikuar listën me 23 lojtarë, në të cilën bie në sy prania e disa emrave shumë të njohur.
Gardiani i Italisë U-21 do të jetë ai që cilësohet si e ardhmja e portës italiane, Gianluigi Donnaruma i Milanit. Përpara tij do të rreshtohen lojtarë të cilët kanë regjistruar herë pas here praninë në Serinë A si Barreka i Torinos apo Murru i Cagliarit.
Në mesfushë, titullarë pritet të jenë Danilo Cataldi i Lacios si dhe Valerio Verre i Pescarës, një lojtar të cilin po e ndjekin me interes shumë klube të njohura.
Ndërkohë, sulmi do të udhëhiqet nga Domenico Berardi i Sassuolos, lojtar i cili ka gjetur deri tani 49 herë rrugën e rrjetës në futbollin profesionist dhe që cilësohet si një nga sulmuesit më premtues italianë në qarkullim.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









