Sport
Krenar me sportistët kosovarë
“Për ne është një moment historik pjesëmarrja si shtet me simbolet tona shtetërore, dhe para së gjithash me të rinjtë tanë në Lojërat Olimpike”, u shpreh Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka organizuar të hënën pritje për sportistët dhe anëtarët e Komitetit Olimpik që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pak orë para nisjes për në Rio të Brazilit, shkruan albinfo.ch.
Mustafa tha se është kënaqësi e veçantë për të si kryeministër i vendit që të takojë sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.
“Për ne është një moment historik pjesëmarrja si shtet me simbolet tona shtetërore, dhe para së gjithash me të rinjtë tanë në Lojërat Olimpike. Është një shans i veçantë që ne ta prezantojmë vendin atje, të shprehim cilësitë tona sportive, kulturën tonë, por edhe vendin tonë si shtet i ri. Vlerësoj lartë punën e Komitetit Olimpik me gjithë atë që ka bërë për të arritur këtu ku jemi, punën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila po ashtu ka treguar një kujdes të veçantë në zhvillimin e sporteve dhe në përkrahjen e sporteve, edhe në pikëpamje të legjislacionit, edhe në pikëpamje organizative, edhe në pikëpamje menaxhuese, por edhe në pikëpamje të përkrahjes financiare, të ndërtimit të infrastrukturës sportive për të cilën ne kemi nevojë tani ta bëjmë në të gjitha fushat, veçmas pas pranimit tonë në UEFA dhe FIFA”, deklaroi Mustafa.
Mustafa më pas i ka uruar suksese sportistëve duke premtuar përkrahje për sportin në Kosovë.
“Unë dëshiroj që sot t’iu uroj një nismë të mbarë, t’iu uroj suksese, dhe po ashtu të shpreh gatishmërinë tonë si Qeveri që ne t’iu përkrahim maksimalisht, duke mos interferuar në sport dhe në organizimin e sporteve, por ajo që është obligim i yni, në pikëpamje të infrastrukturës, në pikëpamje të legjislacionit, ta bëjmë, në mënyrë që të rinjtë tanë të shprehin dhe të realizojnë vlerat e tyre sportive dhe Komiteti Olimpik, si organi më i lartë, po ashtu të realizoj objektivat të cilat i ka shumë të drejta dhe i ka shumë pozitive”, tha kryeministri Mustafa.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka deklaruar se pret nga sportistët paraqitje të dinjitetshme në Rio.
“Edhe në të ardhmen duhet t’i bashkërendisim të gjitha aktivitetet, në mënyrë që sa më lehtë ta plotësojmë edhe misionin që e ka Komiteti Olimpik i Kosovës dhe aspiratat e sportistëve dhe të trajnerëve të Kosovës. Ne do të nisemi për në Rio pas përgatitjeve të mira edhe në aspektin fizik, dhe në aspektin teknik. Ka qenë një strategji e mirëfilltë, por besoj që përgatitja është edhe në aspektin psikologjik dhe shpirtëror, sepse e tërë Kosova po na mbështet, nisur nga ju, që e udhëhiqni Qeverinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, Parlamenti. Ndjehemi mirë dhe obligimet tona po shtohen karshi kësaj mbështetje, dhe unë jam i bindur se këto përgatitje që janë bërë të përbashkëta, me mbështetjen tuaj dhe me ekspertizën e trajnerëve, vullnetin e çeliktë të sportistëve, do të kulmojnë me një paraqitje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike në Rio 2016”, tha Hasani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










