Sport
Abrashi nuk largohet nga Kombëtarja
“Unë do të vazhdoj të qëndroj te Shqipëria dhe nuk kam asnjë qëllim për t’u larguar. Jam i kënaqur dhe njëkohësisht shumë i lumtur për atë që kemi bërë në Evropian. Jam pjesë e kuqezinjve dhe nuk kam ndër mend të largohem”, ka thënë Abrashi
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi tha se njëri prej lojtarëve që luajti në Evropian me Kombëtaren shqiptare do të shkojë te Kosova, por ky futbollist nuk është Amir Abrashi. Mesfushori i kuqezinjve ia ka mbyllur dyert Kosovës duke thënë se nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar nga Shqipëria dhe do të vazhdojë të qëndrojë ende me kuqezinjtë, shkruan albinfo.ch.
Ai ka shprehur dëshirën për të bërë një sezon të mirë në Bundesligë, por gjithashtu iu përgjigj interesit të madh të tifozëve shqiptarë për të sqaruar të ardhmen e tij. “Unë do të vazhdoj të qëndroj te Shqipëria dhe nuk kam asnjë qëllim për t’u larguar. Jam i kënaqur dhe njëkohësisht shumë i lumtur për atë që kemi bërë në Evropian. Jam pjesë e kuqezinjve dhe nuk kam ndër mend të largohem”, ka thënë Abrashi në gjuhën gjermane.
“Sezoni? Vijmë pas një sezoni shumë të mirë të Freiburgut në Bundesligën 2, ndërsa tani jemi mes ekipeve më të mira të Gjermanisë. Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën dhe të luftojmë për ta përfunduar kampionatin sa më lart të jetë e mundur. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe t’i vendosim objektivat hap pas hapi”, tha Abrashi.
Mesfushori gjakovar është një shtyllë e fortë e skuadrës gjermane dhe e Kombëtares shqiptare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










