Sport
Tjetër futbollist refuzon Kosovën
“Po, e kam refuzuar. Unë nuk dua që të ndërroj ekipin kombëtar, unë dua të luaj për Turqinë”, ishin fjalët e futbollistit Nexhip Ujsal i cili është pjesë e Beshiktashit që nga viti 2009
Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka marrë përgjigje negative vetëm nga lojtarët me origjinë kosovarë të Zvicrës dhe Shqipërisë, por edhe nga ata që jetojnë në Turqi. Mesfushori 25-vjeçar Neçip Ujsal ka qenë një nga kandidatët potencial për të veshur fanellën e Kosovës, por lojtari ka konfirmuar se e kishte refuzuar një mundësi të tillë, shkruan albinfo.ch.
“Kam marrë një ofertë nga Federata kosovare për t’iu bashkuar Kombëtares”, konfirmoi mesfushori i Beshiktashit, i cili gjendet në Austri në fazë përgatitore bashkë me klubin e tij.
“Por, e kam refuzuar. Unë nuk dua që të ndërroj ekipin kombëtar, unë dua të luaj për Turqinë”, ishin fjalët e futbollistit i cili është pjesë e Beshiktashit që nga viti 2009.
Ujsal ka luajtur më shumë se 50 ndeshje me përfaqësueset e moshave të Turqisë, nga U-17 deri në U-21, por kishte regjistruar vetëm një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, një miqësore në vitin 2010 ndaj Hondurasit.
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, deklaroi se Ujsal ishte në planet e tij dhe se lojtari kishte shprehur dëshirën për të veshur fanellën e kësaj përfaqësueseje.
Por, lojtari ka bërë të qartë se nuk mendon të ndryshojë kombëtare, duke lënë të kuptohet se shpreson që më 12 nëntor, atij t’i jepet mundësia që të luajë si kundërshtar i Kosovës në ndeshjen mes dy përfaqësueseve në eliminatoret e Botërorit 2018
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









