E-Diaspora
Trupa e Baletit të Kosovës duartrokitet fuqishëm në Graz të Austrisë
Trupa Kombëtare e Baletit të Kosovës, nën koreografinë e e Darrel Toulon, ka prezantuar në “Theater im Palais der Kunstuniversität” në Graz të Austrisë shfaqjen e baletit “Xhulieta pa Romeon” që flet për dhimbjen e luftës, trazirat, arratisjen, dëbimin e shpresën.
Për shkak të interesimit të madh për të përcjell këtë shfaqje, Trupa e Baletit të Kosovës këtë më këtë shfaqje u paraqit në dy terminë.
Publiku austriak i impresionuar duartrokiti për minuta të tërë balerinët nga Kosova që prezantuan këtë shfaqje si homazh metaforik për personat e pagjetur që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.
Koreografi Toulon ka deklaruar se ky balet është inspiruar nga fotografitë e personave të pagjetur që ishin të varura në rrethojën e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Graz, derisa kësaj radhe u bë pjesë e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival”.
Në fakt, kjo shfaqje vjen si vazhdimësi e punës së tij, pas asaj “Your stories, my stories”, shfaqje të cilën e kishte përgatitur pasi kishte dëgjuar rrëfimet e balerinëve kosovarë për luftën e fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











