E-Diaspora
Dj Dalool: Luaj zhanrin për t’i pëlqyer publikut
Dalool është një dj shumë i njohur nëpër diskotekat shqiptare në diasporë. Përveç për muzikën që e bën, ai njihet edhe për gjërat që i thotë troç

Bashkëpunimet e shumta me emra të njohur të estradës shqiptare, e kanë bërë Dj Dalool (Lulëzim Abdullahu) një nga më të suksesshmit e skenës sonë muzikore. Genta Ismajli, Eliza Hoxha, Andosi, Alban Skenderaj janë vetëm disa këngëtarë me të cilët Dj Dalool ka bashkëpunuar, por duket se çelësin e suksesit e ka gjetur te këngëtari Adrian Bujupi, me të cilin ka bashkëpunuar tri herë me radhë. Kënga e fundit “Na jena njo” është një nga këngët më të dëgjuara jo vetëm në trojet shqiptare. Dalool është një dj shumë i njohur nëpër diskotekat shqiptare në diasporë, në veçanti në “Rinora 4”, ku ai prej vitesh është i angazhuar. Përveç që Dalool njihet për muzikën që e bën, ai njihet edhe për gjërat që i thotë troç. Në intervistën për “albinfo.ch”, Lulëzim Abdullahu është kundër këngëve që kultivohen në tregun tonë, madje thotë se shumica prej atyre këngëve realizohen sipas porosisë së pronarëve të diskotekave.
albinfo.ch: Shumë pak realizoni këngë, por sa herë që bëni, goditni. Është kjo strategji juaja?
Dj.Dalool: Qëllimi është te kualiteti dhe të sjellja e gjërave të reja para publikut. Më mirë një këngë hit, se sa dhjetë e pa u vrejtur nga publiku.
albinfo.ch:Kënga e fundit “Na jena njo” me Ardian Bujupin është bashkëpunimi i tretë. Pse veç me Ardianin?
Dj.Dalool: Në fakt, unë kam realizuar bashkëpunime edhe me këngëtarë të tjerë, por me Ardianin përveç këngëve, ne jemi bashkë edhe në koncerte të shumta. Me Ardianin kuptohemi shumë lehtë dhe dimë se çfarë mund t’ i sjellim edhe publikut.
albinfo.ch:Kënga po dëgjohet shumë, madje edhe nga të huajt, siç ishte rasti me futbollistin zviceran Gökhan Inler. E keni pritur këtë sukses?
Dj.Dalool:Suksesi gjithmonë është i paparashikuar. Me rëndësi është ne të jemi të kënaqur dhe me kokë lart për çdo projekt që realizojmë.
albinfo.ch:Në një intervistë ke thënë se këngëtarët shqiptarë bëjnë këngë ashtu siç ua sugjerojnë pronarët e klubeve muzikore, e jo siç duhet të bëjnë. Është kjo e vërtetë?
Dj.Dalool:Është lehtë për ta kuptuar. Shih produktet që po dalin kohëve të fundit. “Dhez” një këngë, pastaj vazhdojnë kopjet me radhë. Produktet muzikore që janë në treg e tregojnë më së miri se gjithçka është e njëjtë, përjashto disa artistë të paktë që kanë guxim të rrezikojnë. Të gjitha këto këngë bëhën për shkak se kështu ua kërkojnë pronarët e lokaleve dhe diskotekave shqiptare. Muzika bëhet me shpirt, e jo me rekomandimin e njerëzve që nuk kanë lidhje me muzikë!
albinfo.ch:Edhe ju jeni dj. i njohur i klubeve muzikore në diasporë. A bëni edhe ju muzikë ashtu siç u sugjerojnë eprorët?
Dj.Dalool:Asnjëherë!
albinfo.ch:Ju jetoni në Zvicër. Shumë diskoteka shqiptare lëshojnë muzikë tallava. Ju a lëshoni këto këngë apo çfarë zhanri dëgjoni më së tepërmi?
Dj.Dalool:Unë luaj zhanrin për t’i pëlqyer publikut. Miks muzikë nga RnB e deri tek Edm me mikset e mia të veçanta të muzikës shqipe që i përpunoj në versione të veçanta për t’i pasur vetëm unë, por asnjëherë tallava.
albinfo.ch:Para disa kohësh ke pasur postim, ku ke kërkuar që të ndalohet fenomeni i vjedhjes së këngëtarëve shqiptarë nga këngëtarë të huaj. Të është zemëruar ndonjëri prej tyre?
Dj.Dalool:Edhe po të më zemërohen, nuk më intereson aspak. Ai që e ka bërë atë, e ka llogaritur se dikush edhe mund t’ia zbulojë këngën ku e ka vjedhur.
albinfo.ch:Të rrallë janë këngëtarët që këndojnë “live” nëpër diskot shqiptare. E gjithë mbrëmja thuajse varet nga dj. Si i keni bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë të estradës?
Dj.Dalool:Unë mundohem gjithmonë të jam neutral. Nuk kam të preferuar përpos Ardianit, natyrisht, se e kam bashkëpunëtor.
albinfo.ch:Pse nuk keni asnjë bashkëpunim me këta këngëtarë?
Dj.Dalool:Është paksa e vështirë, sepse ata e kanë mësuar publikun me atë lloj muzike që e kultivojnë. Ata frikësohen të provojnë diçka të re!
albinfo.ch:Personalisht si e mendon muzikën shqiptare që luhet nëpër diskotekat shqiptare në diasporë, konkretisht në Zvicër?
Dj.Dalool:Ka përmirësime, sidomos në Rinora 4. Duket se shumë diskoteka në diasporë e kanë kuptuar se çelësi i suksesit nuk është vetëm te muzika tallava.
albinfo.ch:Me familje jetoni në Zvicër. A e vizitoni shpesh Kosovën?
Dj.Dalool:Shumë shpesh, madje sapo të më jepet mundësia e parë. Unë e dua Kosovën dhe Prishtinën. Në Zvicër kam ardhur kur isha në majat e karrierës si dj. Erdha në Rinora 4 për të sjellë risi në diskotekat shqipare. Për këtë u falënderohem shumë pronarëve të Rinorës 4 që më kanë besuar punën të cilën vazhdojmë ta bëjmë me shumë kënaqësi së bashku.
albinfo.ch:Si është Dalool, jashtë skenës muzikore?
Dj.Dalool: Jam person që më pëlqen të shikoj filma, por edhe të luaj pak sport. Kohën e lirë sigurisht se e kaloj me familje!
Përse “Dalool”?
Unë quhem Lulëzim Abdullahu. Në vitin 1996 kur kam filluar në Prishtinë të merrem me muzikë, e kam pasur emrin artistik Dj. Luli. Gjatë kohës së luftës pata shkuar në Australi dhe atje pata filluar të luaj muzikë në disa klube muzikore. Një mik imi, i cili përkujdesej për mua, më pati sugjeruar emrin Looli, por mua nuk më pëlqente. Më vonë më sugjeroi Dalool. Pa menduar shumë, e pranova këtë emërtim. Këtë emër artistik tashmë e mbaj që nga viti 1999.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën