Integrimi
Zgjidhen 11 këshilltarë shqiptarë në Vaud
Numri i të zgjedhurve shqiptarë dy fish më i madh se sa ishte në zgjedhjet e kaluara
Në zgjedhjet për asambletë komunale në kantonin Vaud, që u mbajtën më 13 mars, kishin konkurruar, në gjirin e partive të ndryshme, rreth 42 shqiptarë. Ky numër ishte më i madh se viteve tjera. Mirëpo, kur dihet se zgjedhjet janë mbajtur për 375 komuna të kantonit Vaud, dhe se në këtë kanton ka një përqendrim të madh të shqiptarëve, atëherë numri prej 42 kandidatësh shqiptarë megjithatë nuk përbën ndonjë sensacion.
Por, si paraqitet gjendja tash, kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe të gjithë fituesit tashmë dihen!
Rezultati i kandidatëve shqiptarë është ky: nga 42 kandidatë, vendin e këshilltarit nëpër komunat e këtij kantoni e kanë fituar 11 veta. Në mandatin e kaluar ishin gjithsej 5 që kishin fituar numrin e mjaftueshëm të votave për tu zgjedhur kandidat.
Pesë të tjerë ishin ngritur në postin e këshilltarit, pasi që ishin në vazhdim të listës dhe pasi që kandidatët fitues kanë kaluar në pozicione tjera. Shikuar nga ky këndvështrim, numri i këshilltarëve me kombësi shqiptare në komunat e kantonit Vaud mund të thuhet se është së paku dy fish më i madh se sa ishte në zgjedhjet e kaluara.
Ky është gjithsesi një numër inkurajues për komunitetin shqiptar këtu. Mirëpo, mbetet ende shumë për tu bërë që të ngrihet më lartë vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar. Në kantonin Vaud dhe në disa kantone tjera, të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C). Ky është një tregues se brenda komunitetit fshihet një potencial më i madh vote se sa është dëshmuar kjo në zgjedhjet e të dielës.
Komunat ku kanë fituar shqiptarët janë kryesisht komuna të mesme. Fjala vjen, asnjë kandidat shqiptar nuk ka arritur të fitonte në komunën më të madhe, njëherësh kryeqytetin e kantonit, në Lozanë.
Kandidati mjaft serioz i PS-së, Musa Kamenica, me gjithë faktin se grumbulloi më shumë se 5300 vota, nuk ia doli të fitojë. Kjo tregon se komunat e mëdha janë njëherësh edhe sfida të mëdha për kandidatin.
Nga ana tjetër në komunën Moudon, tash e tutje do të bëjnë politikë tre shqiptarë ndërsa në atë Renens, dy bashkatdhetarë të tyre.
Më tutje, po shikuam listat e këshilltarëve të rinj nëpër komunat përkatëse shohim se kandidatët fitues shqiptarë kanë marrë vota që sillen rreth shifrave mesatare për ato komuna. Kështu, Setmer Selmani, i cili ka marrë mandatin (për së dyti) nga partia ROLC, ka fituar 400 vota, ndërkohë që kandidati me më së shumti vota në atë komunë ka pasur gjithsej 676 vota.
Sejdi Ajvazi, një këshilltar tjetër shqiptar i rizgjedhur në komunën Nyon ka fituar plot 1029 vota. Këshilltari (zviceran) me më së shumti vota në atë komunë ka 1379 vota.
Numër të mirë votash ka fituar edhe Naim Lokaj nga komuna Renens, cili ka garuar për Partinë Popullore. Lokaj ka siguruar vendin e këshilltarit komunal, me 928 vota. Njeriu më i votuar në atë komunë ka fituar 1234 vota. Një numër të njëjtë votash me Lokajn, 928, e ka fituar edhe Musa Pali nga Vevey, për Partinë Socialdemokrate. I pari i listës së këshilltarëve në atë komunë ka fituar 1338 vota.
Një karakteristikë tjetër, e re në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, është kalimi në parlamentet komunale edhe i disa këshilltarëve që u përkasin partive të djathta ose të mesit. “Tradicionalisht”, shqiptarët dhe të huajt tjerë rekrutohen nga Parrtia Socialdemokrate dhe ajo e Gjelbër.
Kandidatët shqiptarë nga këto parti vazhdojnë të jenë në numër më të madh se të tjerët. Mirëpo, tre këshilltarë të porsazgjedhur komunalë kanë garuar për parti siç janë Partia liberale-demokrate, pastaj partia ROLC, dhe, që përbën një sensacion të vogël, njëri nga kandidatët ka kandiduar si i pavarur por në listë me partinë UDC (SVP).
11 këshilltarët shqiptarë (sipas rendit alfabetik) të vendit të këshilltarit komunal janë: – Kemal Ahmeti SP, Grandson;- Sejdi Ajvazi nga Partia Socialdemokrate, Nyon; – Jakup Ahmeti, nga Partia e Gjelbër, Renens; – Bexhet Halimi (PS Majtistët) nga Yverdoni; – Naim Lokaj PP, Renens; – Armend Imeri PS, Moudon; – Avni Iseni, Partia liberale-radikale, Moudon; – Jakup Isufi (i pavarur, në koalicion me UDC/SVP), Moudon; – Musa Pali, SP Vevey; – Hasan Ramaj Aigle SP, Aigle.- Setmer Selmani ROLC-Partia e opinioneve të lira, Crissier ;
MBi këtë temë, lexoni poashtu:
Shqiptarët ia mësyjnë politikës zvicerane.A duhet të jenë shqiptarët pjesë e politikës zvicerane ?Musa Kamenica, kandidat shqiptar në listën e Partisë Socialiste në Lozanë.
E-Diaspora
-
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës Sipas hulumtuesit të Demokracisë në Veprim, rezultati i votimit jashtë vendit mund të jetë vendimtar për... -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













