Sport
Admiri shënoi, Arsimi festoi në autobus
Historia e vëllezërve Mehmedi, ku Admiri luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa Arsimi është shofer autobusi në Winterthur
Arsim Mehmedi ishte ulur afër ekipit kombëtar të shtunën e kaluar kundër Shqipërisë në stadiumin në Lens, kur telefoni i tij cingëroi. Shefi i tij i thotë: “Arsim, unë nuk mund të ju jap javën e ardhshme pushim, kështu që ju duhet të vini në punë”. Arsimi është vëllai i futbollistit shqiptar që luan për Zvicrën, Admir Mehmedit dhe është gjashtë vjet më i vjetër, shkruan “Blick”, transmeton albinfo.ch.
Ai është shofer i autobusëve në Winterthur. Pas telefonatës ai anulon qëndrimin në Lens dhe udhëton 750 km për në Winterthur për t’u rikthyer në punë. Për fat të keq, orari i punës fillon në ora 14:00, derisa Zvicra po luante me Rumaninë nga ora 18:00. “Ishte ora 19:15 dhe isha në ndalesën e fundit në Rosenberg”, thotë Arsimi, duke shtuar: “Kisha një radio të pajisur me telefon dhe kështu provova të lidhem me ndeshjen”. Ky ishte momenti kur Admiri godet dhe shënon. Ai barazon rezultatin në 1:1. Admiri është futbollisti i parë që shënon për Zvicrën në një Kampionat Botëror dhe Evropian.
“Kam bërtitur me zë të lartë. Udhëtarët ishin të habitur dhe më pyetën çfarë ndodhi. U thashë me krenari se vëllai im ka shënuar dhe të gjithë ishin të kënaqur me mua”, transmeton albinfo.ch. Ata tashmë flasin shpesh në telefon. “Ai është vëllai im i vetëm. Ne jemi të lidhur shumë, sepse ai gjithmonë më ka mbrojtur mua. Ai ka punuar shumë dhe ia ka arritur qëllimit. A jemi të ndryshëm? Ai luan futboll, kurse unë drejtoj autobusin”.
14 vjet më parë familja Mehmedi erdhi nga Ticino në Winterthur. Si çdo familje shqiptare edhe ata u ballafaquan me vështirësi, ku Arsimi ishte 17-vjeçar. Vetëm ai punonte dhe babai i tij. Fillimisht në një restorant, pastaj në një fabrikë dhe tash si shofer autobusi., përcjell albinfo.ch
Ai shpreson që Admiri të shënojë përsëri dhe është shumë krenar me vëllain e tij.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














