Lajme
Nesimi, punëtor shembullor në Herisau
Më 1 mars të këtij viti, shqiptari nga Maqedonia, Nesim Nesimi ka festuar përvjetorin e tij të 30-të si punëtor në komunën e Herisau-t. Këtu, ai kishte ardhur në vitin 1981 si punëtor stinor, më pas ai u punësua me orar të pacaktuar për përkujdesjen e varrezave në entin e kopshtarisë pranë kësaj komune.
Mënyra e tij konfidenciale dhe miqësore e sjelljes, ka mahnitur banorët e kësaj komune. Përpos punëve rreth varrezave, Nesim Nesimi ndihmon edhe në kopshtari dhe në mirëmbajtjen e varrezave. Në 30 vitet e kaluar, Nesimi ka mihur mbi 3.000 varre.
Në ueb faqen e saj të internetit “www.herisau.ch”, e të transmetuar nga gazeta e përditshme “Tagblatt”, komuna e Herisau-t i shprehë falënderimet e saj të sinqerta Nesim Nesimit, për angazhimin e tij shembullor dhe i dëshiron të gjitha të mirat për më tutje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








