Lajme
Autostrada pjesërisht përfundon brenda 2011
Tri seksionet e autostradës Vërmicë – Merdar do të përfundojnë brenda këtij viti, konfirmojnë përfaqësues të kompanisë amerikano-turke “Bechtel & Enka”. Sipas tyre, punimet në seksionin e parë dhe të dytë parashihet të përfundojnë tre muaj para afatit, dhe në seksionin e tretë, 11 muaj paraafatit. Punimet për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar të filluara në vitin e kaluar, janë intensifikuar dhe pritet të përfundojnë para afatit të parashikuar me kontratë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Disa nga seksionet e autostradës do të lëshohen për shfrytëzim për qytetarët. Zëdhënësja e kompanisë, Ela Ruçi, thotë se që nga fillimi i punimeve nuk kanë hasur në ndonjë pengesë që do të ndikonte në ngecje të punimeve. Autostrada: Zhvillimet politike nuk pengojnë punimet.“Punimet janë duke ecur sipas parashikimeve që ne kishim bërë, në fakt janë intensifikuar, sepse edhe koha na ka ndihmuar.
Është duke u punuar që nga kufiri deri në seksionin e katërt, por objektivi ynë kryesor është që të hapim seksionin e parë, të dytë dhe të tretë, që është nga kufiri deri në Suharekë, brenda këtij viti”, bën të ditur Ruçi.Ndërkohë, punimet nga Vërmica në Prizren nuk i ka ndalur as moti i keq. Aty është punuar pandërprerë edhe gjatë stinës së dimrit. Ruçi tregon se deri më tani është punuar në të gjithë gjatësinë e autostradës. Është punuar në të dhjetë urat, janë përfunduar ura 5 dhe 6, kurse është në përfundim e sipër edhe ura e tretë. Gjithashtu, sipas Ruçit, janë ngritur strukturat e të gjitha urave dhe janë të gatshme për hedhjen e trarëve. Autostrada dhe shpronësimi i tokave.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









