Integrimi
Në Melk të Austrisë mbahet Olimpiada shkollore për shkollat shqipe në diasporë
Ministri Murati, kryetari Widrich dhe konsulli Lladrvoci, në fund të ceremonisë hapëse, sipas traditave dhe rregullave, ndezën flakën olimpike
Ka përfunduar “Olimpiada e nxënësve 2016” në Melk të Austrisë, ku morën pjesë nxënës të shkollave shqipe në diasporë: nga Gjermania, Austria, Italia dhe qyteti i Melk-ut, si dhe nxënës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, shërbimi konsullor, Ministria e Diasporës dhe nga Komuna Melk e Austrisë, i mbështetur nga Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Garat sportive në shumë disiplina u zhvilluan në terrenet sportive të qytetit të Melk-ut.
Në hapjen zyrtare të “Olimpiadës shkollore 2016” morën pjesë ministri i Diasporës, z. Valon Murati, kryetari i qytetit Melk, z. Thomas Widrich, konsulli i Republikës së Kosovës, z. Imer Lladrovci, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Roland Bimo, si dhe personalitete të tjera të nivelit republikan dhe lokal të autoriteteve austriake.
Në fjalën hyrëse të këtij aktiviteti, ministri Valon Murati, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Komunën e Melk-ut për përkrahjen e kësaj olimpiade, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të konsullit Lladrovci e bashkëpunëtorëve të tjerë, i uroi fëmijët për suksese.
“Jam i nderuar që sot, së bashku me të gjithë ju, jemi në Melk për olimpiadën e parë shkollore për shkollat shqipe të diasporës, duke përfshirë edhe nxënës të trevave shqiptare. Le të jetë kjo një nismë tjetër jona për të promovuar mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin dhe integrim tuaj sa më të mirë në vendet ku jetoni, përmes sportit dhe mësimit”.
Kryetari i qytetit Melk, z. Widrich, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë garë.
“Jemi të gëzuar dhe të privilegjuar që sot kemi mbi 150 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë nga shume vende të Evropës, të cilët do të luajnë, garojnë, socializohen, por edhe do ta gjallërojnë qytetin tonë”.
Ministri Murati, kryetari Widrich dhe konsulli Lladrvoci, në fund të ceremonisë hapëse, sipas traditave dhe rregullave, ndezën flakën olimpike.
Aktivitetet sportive u zhvilluan në disa disiplina sportive, si: futboll, volejboll në rërë (për meshkuj dhe femra), not, atletikë (vrapim, kërcim së gjatë, hedhje e gjyles, hedhje e topit etj.)
Në fund të dy ditëve të garave, garuesit më të suksesshëm u shpërblyen me medalje, kupa dhe me certifikata, si dhe u dha një program kulturor dhe poetik nga nxënësit pjesëmarrës.
Ky aktivitet planifikohet të organizohet edhe në të ardhmen, me synimin që të bëhet tradicional.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













